Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: MASR: Sqarim mbi pagesën e orëve shtesë për mësuesit 
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

MASR: Sqarim mbi pagesën e orëve shtesë për mësuesit 

portalishkollor
Last updated: October 13, 2020 12:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka qartësuar mbrëmë vonë në lidhje me pagesën e orëve shtesë për mësuesit. Më poshtë ju mund të njiheni me rastet konkrete të llogaritjeve për këtë çështje.

Për pagesën e orëve shtesë për mësuesit dhe pretendimin e ngritur nga opozita se mësuesit bëjnë në javë mbi 40 orë, por paguhen vetëm për 5-6 orë, MASR duket se ka një përgjigje. 

Në një njoftim publik të dalë mbrëmë thuhet se: “MASR dëshiron të sqarojë opinionin publik se ky është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe.Theksojmë se për muajin Shtator janë rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera.Sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj. Sqarojmë gjithashtu se mësuesit punojnë në klasa që janë në gjysmën e kapacitetit, sipas përcaktimit në udhëzimin për numrin e nxënësve në klasë”.

MASR ka paraqitur tre rastet ilustrim për orët shtesë që kryen mësuesi në secilin rast.

RASTI I PARË:

Minuta në kohë normale: 18×45’=810′

Minuta në situatë Covid-19: 36×30’=1,080′

Mësuesi kryen 270′ shtesë ose 270’÷45’=6 orë shtesë. TË PAGUARA!

RASTI I DYTË:

Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×30’=1,200′

Mësuesi kryen 300′ shtesë ose 300’÷45’=7 orë shtesë. TË PAGUARA!

RASTI I TRETË:

Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×25’=1,000′

Mësuesi kryen 100′ shtesë ose 100’÷45’=2 orë shtesë (plus 5 orë për klasë kujdestari)

7 ORË TË PAGUARA!

Në fund të njoftimit të saj publik, MASR falënderon gjithë mësuesit për punën e tyre gjatë situatës që po kalojmë.

“Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë mësuesit për angazhimin e treguar në këtë situatë të pazakontë dhe i sigurojmë se mbështetja dhe mirënjohja e MASR për ta nuk do të mungojë kurrë!”, thuhet në njoftim.

N. Allkja Biçaku  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:masrmesuespagesa e oreve shtese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Maria Montessori, mësuesja që bëri reformë në mësimdhënie
Next Article Dija është parakusht për realizimin e suksesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?