Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: MASR publikon datat e provimeve të maturës 2018
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

MASR publikon datat e provimeve të maturës 2018

portalishkollor
Last updated: February 28, 2018 11:28 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar udhëzimin ku janë përcaktuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2018 si dhe detaje të tjera për mbarëvajtjen e provimeve.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kapublikuar udhëzimin ku janë përcaktuar datat e provimeve të maturës shtetërore2018. Sipas udhëzimit provimet do të zhvillohen në këto data:

  • Gjuhë e huaj – 4 qershor
  • Gjuhë shqipe dhe Letërsi – 8 qershor
  • Matematikë – 13 qershor
  • Provime me zgjedhje – 20 qershor

Provimet fillojnë në orë 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga QShA-ja. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

Maturantët / kandidatët që do të japin provim vetëm njerën nga lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00.

Maturantët / kandidatët që rezultojnë mbetësnë provimet e Maturës Shtetërore 2018, i rijapin provimet në sesionin e dytë.

DAR / ZA-të të marrin nga shkollat listate maturantëve mbetës të vitit shkollor 2017-2018, dhe brenda datës 2 qershor 2018, t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik matura online, sipas udhëzimit përkatës. Listat e maturantëve mbetës të dërgohen në QShA, në format të printuar dhe elektronik.

Drejtoritë e shkollave njoftojnë maturantët mbetës që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2018, pa likuiduar më parë provimet e klasës.

Organizimi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 121, datë 25.02.2011, “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë”.

Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke të përgatitet nga DAR Gjirokastër.

Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi italiane” (Lingua e literatura italiana) për seksionet dy gjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi do të zhvillohet me datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

Teza e provimit “Gjuhë frënge”(DELF 82 scolaire) për seksionet dy gjuhëshe shqiptaro-­ franceze përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi do të zhvillohet me datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

Tërheqja e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore bëhet sipas grafikut të hartuar nga QShA-ja dhe të miratuar nga MASR-ja. Përfaqësuesit e Postës Shqiptare tërheqin në QShA materialet e provimit, një ditë para zhvillimit të provimit përkatës. Materialet e provimit paketohen për çdo qendër më vete. Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimit bëhet mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.

Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2018 zhvillohen në mjediset e institucioneve arsimore, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:datatmatura
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përfundojnë regjistrimet për trajnimin e datës 9 mars
Next Article Ese: Vajza, ju mund të arrini gjithçka
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?