Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: MASR: javën që vjen pritet të fillojë praktika profesionale për 1500 mësues të sapo diplomuar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

MASR: javën që vjen pritet të fillojë praktika profesionale për 1500 mësues të sapo diplomuar

portalishkollor
Last updated: November 1, 2019 8:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nga zyra e shtypit e MASR kemi marrë informacionin se brenda javës tjetër pritet që të fillojë praktika profesionale, sipas numrit të praktikantëve që do të shpërndahet në çdo Zyrë Vendore Arsimore.

Plotë 1500 të diplomuar do të ushtrojnë profesionin e mësuesisë me kontratë të përkohshme këtë vit.  Sipas një informacioni të marrë nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, një lajm i mirë vjen për kandidatët: stazhi për ta pritet të fillojë brenda javës tjetër, sipas numrit të praktikantëve që do të shpërndahet në çdo Zyrë Vendore Arsimore. 

“Në lidhje me praktikat profesionale të mësuesve ju bëjmë me dije se me VKM nr. 686, datë 23.10.2019 është miratuar numri prej 1500 praktikantësh për kryerjen e praktikës profesionale. Në zbatim të kësaj VKM, MASR po përgatit urdhrin për shpërndarjen e këtyre 1500 praktikantëve në çdo Zyrë Vendore Arsimore. Brenda javës tjetër pritet që të fillojë praktika profesionale sipas numrit që do të shpërndahet në çdo ZVA”- thuhet në përgjigjen që “Portali Shkollor” ka marrë nga zyra e shtypit e MASR. 

Këshilli i Ministrave ka miratuar pak ditë më parë kryerjen e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit. 



VKM nr. 686, datë 23.10.2019

“Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, i paguan praktikantit, çdo muaj, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi”, sqarohet në vendim. 

Shpërndarja e numrit të praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për të gjitha institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, për secilin vit shkollor, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, bazuar në kërkesat e institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. 

Ndërkaq, efektet financiare për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2019 mbulohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në buxhetin e vitit 2019, sipas numrit të praktikantëve të pranuar nga institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. 

Synimi i praktikës profesionale

Praktika profesionale synon:

1. Sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit;

2. Përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit;

3. Zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuespraktika profesionalevendim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë ndodh në mendjen tonë kur përballemi me tërmetin dhe si mund të rehabilitohemi psikoemocionalisht?
Next Article Si të përdorni Drobox-in për arkivimin e materialeve dhe fotove tuaja
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?