Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, mbyllen çerdhet, shtyhet fillimi i vitit shkollor edhe për dy javë (viti shkollor 2021-2022)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, mbyllen çerdhet, shtyhet fillimi i vitit shkollor edhe për dy javë (viti shkollor 2021-2022)

portalishkollor
Last updated: September 13, 2021 1:12 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e plotë të çerdheve ndërsa ka njoftuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor edhe për dy javë të tjera, pra deri më 26 shtator 2021. Ndërkohë MASHTI nuk e përjashton opsionin e mësimit online.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar”, thuhet në masat e reja që u diskutuan në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021”, thuhet në ndër pikat e masave të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media teksa ka folur për masat e reja ka theksuar se ndër masat e reja është mbyllja e institucioneve parashkollore e qëndrimeve ditore, shtyrja e fillimit të mësimit për dy javë, ndalimi i mësimit me prezencë fizike në universitete. Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.

MASHTI nuk e përjashton opsionin e mësimit online

Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Berdyna, ka deklaruar se mësimi online është opsion, mirëpo bazuar në humbjet e mëdha që janë shkaktuar, rikthimi në shkolla me prani fizike pas dy javësh do ishte veprimi më i duhur. “Mësimi online është njëri ndër skenarët që e kemi detajuar në udhëzues. Synimi ynë mbetet që megjithatë, rikthimi të jetë në shkolla dhe i sigurt. Mësimi online është opsion por duam që ky të jetë më tepër përjashtim nga vendimi sesa vendim”, ka thënë ajo para mediave.

Ministrja Nagavci për shtyrjen e mësimit 

Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme, ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci.

Përmes Facebook, Nagavci ka thënë se i ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit.

“Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo.

“Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet”, ka thënë Arbërie Nagavci .

Ministrja e Arsimit ka theksuar se do jenë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre. 

Udhëheqës i Sindikatës së Arsimit, Jasharaj pro mësimit online 

Udhëheqës i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është deklaruar pro masave të parapara për shtyrjen e procesit mësimor. Ai i ka thënë për disa mendia në Kosovë se: “në rast që edhe pas dy javësh gjendja pandemike vazhdon të jetë e njëjtë, duhet diskutuar që procesi të kalojë në mësim online, në mënyrë që të mos ketë humbje të vazhdueshme”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:covid 19masat e rejashtyhet fillimi i shkollet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëzues i përgjithshëm i MASHTI për organizimin e procesit mësimor në vitin shkollor 2021-2022 në kushte të pandemisë COVID-19
Next Article Arkivi i UÇK-së apo arkiva e UÇK-së?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?