Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Marshi i pseudodijetarëve”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Marshi i pseudodijetarëve”

portalishkollor
Last updated: November 9, 2022 2:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Poezia e mëposhtme është një poezi kritike kundër keqpërdorimit të gjuhës shqipe. Autorja Albana Toçka e ka shkruar në kuadër të 50-vjetorit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Ndërkaq ju kujtojmë se në Portalin Shkollor kemi hapësirë edhe për krijimet tuaja të dashur mësues dhe prindër. Mund të na i dërgoni.

Marshi i pseudodijetarëve 

Jemi bërë politikanë,

Dijetarë e sharlatanë.

Pa u bëmë dhe komitë,

Kombin ta nxjerrim në dritë. 

Jemi profesorë me shkollë,

Me doktoraturë doktorë.

Gjuhën shqipe ta nderojmë,

Me fjalor të huaj ta pasurojmë. 

Se ikën kohërat e lashta,

Kur shkruhej gjuha nëpër kashtra.

Tani kemi dhe gazetarë,

Shumë të zotë gjuhëtarë.

Kemi mësues e inxhinierë,

Që nuk na lënë në skëterrë.

Të gjitha do t’i përmbysim,

Nga e para po ia nisim. 

Dhe u mblodhëm anembanë,

Dijetarë e sharlatanë. 

Me fjalime e  konferenca,

Me fjalorë pa kompetenca. 

Shkruam fjalë pa studiuar,

Trashëgiminë pa lexuar.

Secili mbi shokë m’i ditur

Me gjuhë moderne e të ndritur. 

Vjen një brez e tjetri shkon,

Pa studiuar shkencë boton.

E shndërruam gjuhën fare

Shkruam secili abetare. 

Tekste, vargje e folklor

Te gjitha i bëmë therror. 

Veç një gjë s’e llogaritëm;

Fikëm dijen,

Ndezëm frikën…! 

Fjalor

(Kashtra=këtu papiruse)

Albana Toçka 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:albana tockaALBASpoezi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Shkollat për shëndetin”, projekt ndërlëndor për Arsimin Fillor
Next Article Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktiviteti në shkollë, marrëdhënia e fëmijës me mësuesin. Nga Lorela Garuli
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?