Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Margarita, mësuesja që frymëzoi Ermal Metën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Margarita, mësuesja që frymëzoi Ermal Metën

portalishkollor
Last updated: February 17, 2017 2:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në tekstin e këngës fituese të çmimit të tretë në Sanremo “Vietato Morire” të këngëtarit shqiptar Ermal Meta, përmendet emri i mësueses së tij të parë. Mësuesja Margarita Feka ka frymëzuar kantautorin shqiptar.

Shpeshherë kantautorët, në tekstet e tyre përdorin histori të vërteta e personazhe reale. Një gjë të tillë ka bërë edhe Ermal Meta me këngën e tij “Vietato Morire”, fituese e vendit të tretë në Festivalin e Sanremos. Në vargjet e saj, Meta përmend mësuesen e tij të parë. E në fakt, Margarita është pikërisht mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Sot ajo është 74 vjeç, por kujtesa e mësueses vijon ende të mbetet e fortë.

“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqendrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im”, shprehet Margarita Feka.

Por si u ndje ajo kur dëgjoi se në tekst përmendej emri i saj, në një këngë të kënduar në një prej festivaleve më në zë në Europë?“Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u preka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, flet më tej e përlotur Margarita Feka.

Përmasat e një artisti ndonjëherë vlerësohen dhe nga veprime të vogla, të cilat ngjallin emocione te personazhe që nuk janë të njohur për të tjerët, por që duket se kanë lënë shenjë në jetën e tyre.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shpallen tri esetë më të mira për 17 Shkurtin
Next Article Si t’ia bëj që të mos skuqem kur jam para personit që më pëlqen?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?