Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Malaj publikon udhëzimin për Maturën Shetërore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Malaj publikon udhëzimin për Maturën Shetërore

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 11:56 am
portalishkollor
Share
SHARE

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, sot, gjatë një konference për shtyp, bëri publik udhëzimin e ri për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2016, duke theksuar edhe një herë se provimet e maturës shtetërore këtë vit do të jenë provime dalëse.

“Matura Shtetërore 2016 është një maturë dalëse, e cila përmbyll ciklin e plotë të studimeve parauniversitare duke vendosur një standard të ri. Gjithsej do jenë pesë provime dalëse, ku tre provime janë të detyrueshme dhe dy provime janë me zgjedhje. Këtë vit, në udhëzimin e ri, nuk do të ketë atë që është quajtur ‘formula’ e maturës shtetërore, për arsye se pranimet në universitete do të bëhen nge vetë universitetet, në mbështetje të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, pjesë e universiteteve”, u shpreh Malaj.

Zëvendësministrja shtoi se, këtë vit, Matura Shtetërore ka një peshë specifike, pasi niveli i notës mesatare dhe niveli i provimeve me zgjedhje, do të reflektohet në aplikimin e maturantëve për të hyrë në universitet. Gjithashtu, sipas saj, shumë i rëndësishëm është edhe formimi i grupimit të lëndëve, që universitetet do përcaktojnë për peshën specifike që ato do të kenë për maturantët.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, shumë shpejt do të paraqesë me Vendim të Këshillit të Ministrave, notën mesatare dysheme, e cila do të jetë pjesë e procesit hyrës në universitete, por kjo është faza e dytë, pas mbarimit të fazës së parë, që është faza e maturës dalëse”, u shpreh Malaj.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Malaj deklaroi se brenda javës tjetër do të publikohet edhe Rregullorja e Maturës Shtetërore, ku do të përcaktohen detyrimet e maturantëve, të drejtat e tyre dhe penalitetet për ta.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:matura shteterore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Internet i sigurt, katër ministri nënshkruajnë marrëveshje
Next Article Nxënësit njihen me procesin e shtypjes së një libri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?