Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Luli i vocërr, Kiara i shkruan një letër Migjenit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Luli i vocërr, Kiara i shkruan një letër Migjenit

portalishkollor
Last updated: September 6, 2017 1:37 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një letër imagjinare drejtuar Migjenit. Lexuesja sugjeron një fund ndryshe për “Lulin e vocërr” teksa e ilustron edhe me piktura.

I dashur Migjen,

Jam një vajzë nga Fieri. Përmes kësaj letre dua t’ju falënderoj për poezitë e skicat e mrekullueshme që na keni dhuruar. Përmes tyre unë njoha varfërinë e tejskajshme të malësorit, ëndrrat e parealizuara të fëmijëve, mjerimin e popullit…

Askush më bukur se ju nuk do t’i përshkruante personazhet e skicave tuaja, sepse ata janë të vërtetë, sepse ju i keni parë dhe prekur, jeni përlotur bashkë me ta, keni shtrënguar grushtet si ata, keni… 

E mes këtyre të mjerëve edhe unë njoha Lulin e vocërr. Ju nuk mund ta imagjinonit të ardhmen e tij, sepse u ndatë nga jeta në kulmin e rinisë, ju nuk mund ta dini pse unë veçova atë. Do të çuditeni, por, ama, është e vërtetë: ai ka qenë mësuesi i gjyshit të babit tim. 

Doni të dini ç’ka bërë Luli më pas? Po ju ndihmoj unë. Lexojeni ç’ka  shkruar stërgjyshi im për të e kjo le të shërbejë si një vazhdim i skicës suaj…

Unë isha analfabet, por gjatë Luftës mësova shkronjat dhe dija të lexoja pak. Pas Çlirimit u ktheva në fshat. Isha rreth 16 vjeç dhe kisha dëshirë të vazhdoja shkollën. Edhe pse më i madh se të tjerët, u regjistrova në klasë të parë.

Ishim ulur përtokë (në klasën tonë nuk kishte banka) dhe prisnim mësuesin. U ndie zhurma e derës që u hap. Para nesh u shfaq një djalë i ri, pak më i madh se unë. Ishte i gjatë, por shumë i dobët. Nga sytë i buronte mirësi, ndërsa në buzë i lodronte një buzëqeshje e ngrohtë. Ishim shumë të emocionuar. Edhe ai ashtu dukej.

Na pyeti për emrat, por nuk na e tregoi emrin e tij. Atë ditë nuk na shpjegoi asgjë, po na lexoi një skicë që fliste për një djalë të vogël që quhej Luli. Herë-herë e ndërpriste leximin, hidhte vështrimin jashtë dritares dhe sytë i mbusheshin me lot. Ne e shihnim të habitur. Pse ishte kaq i tronditur mësuesi ynë? Mos ishte vëllai i tij ai Luli?

Pasi e mbaroi leximin, e mbylli librin, e futi në çantë dhe, duke na parë në sy, deshi të thoshte diçka, por u pendua. Një djalë e pyeti: “Mësues, kush ishte Luli i vocërr? E njihje ti?”

“Po, e njihja Lulin më mirë se kushdo tjetër”, – tha dhe përsëri heshti e humbi në kujtimet e tij. Ne ndiqnim me sy lëvizjet e tij, fytyrën e trishtuar dhe pyesnim në heshtje  të habitur: “E kishe vëlla?”, “Ishte shoku yt?”, “Banonit në një lagje?”, “Ishte…?”

Ai lexoi sytë tanë, por nuk u përgjigj menjëherë. Iu afrua dritares dhe e treti vështrimin maleve. Një pikëz loti iu rrokullis faqeve. Pa e fshirë lotin, u drejtua nga ne e tha: “Ky lot është për atë që shkroi për mua, është për Migjenin…” Dhe heshti. 

Nuk kuptuam asgjë. Në atë kohë  nuk e dinim kush ishte Migjeni, por, duke parë trishtimin  e mësuesit, kuptuam që ai do të ishte një njeri shumë i dashur për të. Ra një heshtje e thellë e të gjithë vrisnim mendjen të gjenim lidhjen e mësuesit tonë me Migjenin. Heshtjen e theu zëri i ngazëllyer i një nxënësi që gati thirri: “Mos Luli i Migjenit është mësuesi ynë?!”

Ne prisnim miratimin e tij, por ai nuk foli. I përhumbur vështronte fushat e gjelbra dhe heshtte… Një vajzë e vogël vrapoi drejt tij dhe i zgjati një tufë vjollcash. Në atë çast nga sytë i shpërthyen rrëke lotësh. Zgjati dorën për t’i marrë vjollcat dhe buzëqeshi. Kishte ardhur pranvera…

Zoti Migjen, ndoshta penës sime i mungon frymëzimi juaj, por kjo që shkrova, është po aq e vërtetë sa skica juaj.

Do t’ju jem gjithmonë mirënjohëse

Kiara

*Ky punim është vlerësuar ndër më të mirët në konkursin “Lexuesit e së ardhmes”.

(Kiara Musabelliu, shkolla “Flatrat e dijes”, Fier)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Migjeninxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kolegji Willson në Tetovë thyen rekordin e regjistrimeve
Next Article Strategjia e menaxhimit të klasës, efikase në çdo kohë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?