Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Lojërat që duhet t’i dijë çdo mësues i gjuhës së huaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Lojërat që duhet t’i dijë çdo mësues i gjuhës së huaj

portalishkollor
Last updated: January 29, 2020 11:47 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një nga sfidat e mësuesit, është t’i mbajë nxënësit e angazhuar. Kjo mund të realizohet përmes përfshirjes së disa lojërave, të cilat sjellin argëtim. Mjaftojnë vetëm pak minuta për ta bërë këtë.

Një nga sfidat e mësuesit, për ata që sapo janë diplomuar, por edhe për mësuesit me eksperiencë, është t’i mbajë nxënësit e angazhuar. Një nga mënyrat sesi kjo mund të realizohet është përfshirja e disa lojërave, të cilat sjellin argëtim. Mjaftojnë vetëm pak minuta për ta bërë këtë.

Lojërat duhet të zënë një vend shumë të rëndësishëm në një orë mësimore, sidomos në orët e gjuhëve të huaja, ku fëmijëve u duhet të memorizojnë shumë fjalë. Për t’i mbajtur mend në mënyrën më të mirë të mundshmefjalët dhe për të zhvilluar aftësinë komunikative dhe përshkruese, mësuesit e gjuhëve të huaja, duhet të zhvillojnë edhe këto lojëra, përpos programit që kanë të përcaktuar. 

1. I fundit që qëndron në këmbë 

Kjo është një lojë që i jep nxënësve kohë të mendohen dhe inkurajon mësimin në grup. Ndërsa dëgjojnë të gjithë shokët të flasin, ata do të zgjedhin disa fjalë. Të gjithë nxënësit të qëndrojnë në formë rrethi në qendër të klasës. Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni emrin  e një kategorie, psh ushqim, vend, hobi etj. Nxënësit duhet të thonë një fjalë që i takon asaj kategorie. Psh nëse zgjidhni kategorinë ushqim, njëri pas tjetrit, duke pasuar një top njëri tjetrit, ata duhet të thonë një emër ushqimi. Pra, fjala duhet të jetë e lidhur me temën. Nëse ata përsërisin një fjalë, që e ka thënë një tjetër nxënës, ose nuk kanë më fjalë, atëherë duhet të ulen dhe skualifikohen nga loja. I fundit që qëndron në këmbë është fitues. 

2. Pantonima

Kjo është një lojë mjaft e njohur dhe popullore. Mësuesi e ndan klasën në dy pjesë. Shkruan një fjalë në tabelën e zezë. Përfaqësuesi i grupit të parë, e shikon fjalën e shkruar në tabelë dhe duhet të bëjë pantonimën dhe përfaqësuesit e grupit të dytë, duhet ta gjejnë këtë fjalë. 

3. Vizatimi

Kjo është afërsisht si loja e pantonimës, por në vend të saj, nxënësi duhet ta vizitojë fjalën. Pra, kjo lojë luan me imzhin. Funksionon po njëlloj, e ndan klasën ne dy grupe. Njëri nga grupi e parë, e pikturon fjalën dhe grupi i dytë duhet ta gjejë. Grupi që grumbullon 10 pikë, del fitues. 

4. Fjalët e përcaktuara nga tema 

 Ndani klasën në dy skuadra dhe jepini secilit ekip një shënues me ngjyrë. Vizato një rresht poshtë mesit të tabelës dhe shkruaj një temë në krye. Studentët duhet të shkruajnë sa më shumë fjalë në lidhje me temën e përcaktuar. Për çdo fjalë të saktë, ka një pikë. Nxënësit e kalojnë tek njëri tjetri shënuesin me ngjyrë. Në rast se fjala është e palexueshme, atëherë nuk vlerësohet me pikë. Skuadra që shkruan më shumë fjalë të sakta, fiton. 

5. Loja me sinonimet 

 Po kërkoni për një lojë e cila do të ndihmojë nxënësit tuaj të praktikojnë sinonimet dhe përshkrimet? Provoni këtë lojë, e cila do t’i ndihmojë shumë nxënësit tuaj të avancojnë njohuritë e tyre. Ndani klasën në dy grupe, të cilët ulen përballë njëri tjetrit. Zgjidhni një nxënës, i cili ulet përpara skuadrës së tij dhe mban një copë letër me një fjalë në të. Grupi ka kohë tre minuta dhe duhet të thotë fjalë sinonime, apo të përshkruajnë fjalën, por asesi të përmendin fjalën e shkruar. 

6. Loja e hamendësimit

Një lojë shumë e preferuar për mësuesit është loja me të cilën startojnë mësimin, për t’i futur nxënësit në atmosferën e të mësuarit. Kjo lojë është e mirë për nxënësit që sapo kanë filluar ta mësojnë gjuhën. 

Se pari, mendoni për një fjalë dhe shkruani në tabelë numrin e germave. Duke pasur parasysh këtë të dhënë, kërkojini nxënësve të sugjerojnë një fjalë. Duhet ta vazhdoni lojën deri në momentin që nxënësit e gjejnë. Sigurisht mund ta lehtësoni dhe niveli i vështirësisë mund të jetë më i ulët, duke dhënë disa germa. 

Psh, ju mund të imagjinoni fjalën TESTIM, e cila përmban 6 germa.  _ E_T_M

Nxënsit duhet të gjejnë germat e tjera, për të dhënë fjalën e plotë. Niveli i vështirësisë varet nga ju. 

7. Loja e memories 

 Është koha të testoni memorien e nxënësve tuaj, si dhe aftësinë e tyre me fjalorin. Mblidhni 20 objekte që i gjeni në klasë. Vendosini sipër një tavoline. Tregojani nxënësve për vetëm një minut dhe më pas mbulojini. Kërkojini nxënësve të shkruajnë sa më shumë fjalë. Kështu do të testoni memorien e tyre. 

8. Fjalët vertikale 

Ju shkruani një fjalë vertikalisht dhe duhet të kërkoni që nxënsi të shkruajë një fajël tjetër vertikalisht, e cila do të nisë me germën e fundit, të fjalës paraardhëse. 

P.sh.:

Sh       A        E        R         

K         T        M        O        

O        J         Ë         B          

Ll        E        R         O

A                               T

9. Loja e njohur e kategorive 

Të gjithë jeni familjarë me këtë lojë. Kjo është një lojë e mirë për minutat e fundit të orës së mësimit. Kerkojini nxënësve të vizatojnë gjashtë kolona në fletoren e tyre, duke shkruar kategoritë ne krye të secilës kolonë. Dhe fëmijët duhet ta mbushin tabelën. E dhëna e vetme është germa e parë që ju ia jepni. Të gjitha fjalët duhet të fillojnë me atë germë. 

EmërQytetShtetKafshëSend

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lojeranxenes te angazhuar
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article SHMB “Isak Alla”, Librazhd, shpërndan mesazhe të rëndësishme në Ditën Ndërkombetare të Edukimit
Next Article Ardi Stefa: Ndarja e Gjuhës shqipe nga Letërsia që në 9-vjeçare, domosdoshmëri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?