Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Loja e pasqyrës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Loja e pasqyrës

portalishkollor
Last updated: January 3, 2020 10:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Loja është një kontekst i mrekullueshëm për mësimdhënie dhe mësim nxënie. Këtë herë ju prezantojmë me “lojën e pasqyrës”. Synimi i këtij aktiviteti është argëtimi dhe forcimi i vetëdijes për emocionet.

Synimi i “Loja e pasqyrës” është argëtimi dhe forcimi i  vetëdijes për emocionet. Ajo zgjat 15 minuta.

Moshat: Për pjesëmarrës gjashtë vjeç e lart.

Pjesëmarrësit: Çfarëdo numër nxënësish.

Vendosja: Kudo. 

Materiali: Asnjë.

  1. Kërkojuni nxënësve të qëndrojnë në dy rreshta.

  2. Shpjegoni se njëri rresht do të jetë pasqyra dhe rreshti tjetër do të jenë aktorët.

  3. Mësuesit ose edukatorët më pas demonstrojnë lojën. Mësuesit thërrasin një emocion pozitiv, siç janë forca, guximi, trimëria, lumturia ose paqja. Mësuesi dhe bashkë-mësuesit atëherë demonstrojnë këtë emocion – një si aktor dhe tjetri si pasqyrë.

  4. Çdo rresht bëhet për çdo emocion me radhë një herë aktori dhe një herë pasqyra.

  5. Pasqyrat përpiqen të kopjojnë aktorët në çdo detaj.

Mësuesi i tregon grupit se cili emocion duhet të veprojë, dhe kur aktorët dhe pasqyrat duhet të ndërrohen. 

Reflektoni me fëmijët se si emocionet tona ndikojnë tek të tjerët, se si emocionet e njerëzve të tjerë mund të ndikojnë tek ne. Për shembull, mund të thuash:

           • Ndonjëherë ndjenjat tona mund të ndikojnë tek të tjerët, dhe se si ndihen të tjerët mund të ndikojnë në mënyrën se si ndihemi ne. Për shembull, nëse dikush ndihet i trishtuar, edhe ne mund të ndjehemi të trishtuar.

           • Mundohuni të mbani mend një kohë kur keni qenë shumë të vetëdijshëm për ndjenjat e dikujt tjetër. Për shembull, mbase një kohë kur e keni njohur prindin/ kujdestarin(ren)  tuaj që ishte i/e trishtuar ose zemëruar. Si ju bëri të ndiheni?

Kështu mund t’i kuptojmë njerëzit e tjerë dhe ndjenjat e tyre. Kur ne i njohim ndjenjat e tyre, ne mund t’i ndihmojmë ata dhe t’u flasim atyre se si ndihen.

Si mësues ose edukator, përpiquni të filloni duke thirrur emocione pozitive (p.sh., guxim, trimëri, lumturi) sesa ato negative (p.sh., zemërim, neveri). Kur fëmijët janë më të kënaqur me lojën, ju mund të thërrisni një numër më të madh emocionesh. Mundohuni të përdorni emocione pozitive dhe negative për të mbajtur një ekuilibër të mirë për fëmijët dhe për ta mbajtur lojën argëtuese dhe tërheqëse.

Loja e pasqyrës mund të bëhet gjithashtu duke u ulur me fëmijët që nuk janë në gjendje të qëndrojnë.

Një variant tjetër është që pasi një çift ka shprehur një emocion, të gjithë fëmijët në një nga rreshtat ndërmarrin një hap në të djathtë, në mënyrë që ata të çiftëzohen me një partner tjetër.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASloja e pasqyres
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të gjithë “fajin” e ka shkolla
Next Article Fundit i Vitit si fillimi i jetës!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?