Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libri, ky tempull i pavdekshëm, që komunikon në çdo kohë me lexuesin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Libri, ky tempull i pavdekshëm, që komunikon në çdo kohë me lexuesin

portalishkollor
Last updated: April 23, 2020 11:41 am
portalishkollor
Share
SHARE

Asnjë komunikim njerëzor nuk i përngjet komunikimit letrar. Sado të përpiqemi ta zbërthejmë, kuptojmë se çdo përpjekje jona, nuk është gjë tjetër, veçse një dështim. Shkrimtarë të mëdhenj kanë pohuar se letërsia është një kryqëzatë, ku duhet të vdesin të gjithë. Me gjithë pafuqinë tonë për të zbërthyer enigmën, ndiejmë domosdoshmërinë e të qenit pjesë e këtij komunikimi. 

Kjo ditë vjen si një kremtim, një shprehje dashurie për librin, për ata që kanë pasur guxim të fortë të komunikojnë ndryshe, të japin dhe marrin me letërsinë. Adorno pohon se letërsia duhet të ofrojë një taban, një tekst të plasaritur, prej ku nis jetën filizi i një ideje, të cilin bota nuk është e predispozuar ta mirëpresë. A nuk ndodhi e njëjta gjë me “Lulet e së keqes” të Bodlerit? Cila imagjinatë, qoftë edhe ajo më e mprehta e një mendjeje racionale, mund të krahasonte një lule, simbol të së bukurës, me të keqen? Cili lloj komunikimi njerëzor mund të shtresëzojë të tilla kumte? 

Nëse Shekspiri pohon se ne jemi materiale me të cilën ndërtohen ëndrrat, do të thotë se brenda secilit ekziston instinkti, ku mjafton një mbresë, një gëzim, një hidhërim, për t’u ngushëlluar në një koncentrat të zgjedhur fjalësh, të cilat janë të afta të ofrojnë muzikalitetin, ritmin, imazhin. Në këtë udhëtim shumëplanësh, kaq të shpenguar, gjithçka i lihet në dorë krahasimit, paralelizmit, personifikimit, litotës, oksimoronit etj., me në krye mbretëreshën e tropeve, metaforës, për të na shoqëruar në lojën e bukur të fjalës artistike. 

Letërsia, një grumbull shekujsh të tërë, e mbledhur në një tempull të pavdekshëm, ku nuk ekzistojnë as kufijtë kohorë, as ata vendorë, por një “e tashme e përjetshme”, e cila, sipas mënyrës së saj, është gjithnjë e vërtetë dhe universale.

Kur Rreshpja shkruan “Noton në përrua me gjethe mbështjellë/Një ditë e vdekur vjeshte/E shtergët e fundit shkuan të ngrirë/Mbi sytë e verdhë në heshtje” (Rekuiem), ikën nga bota fizike që ne njohim, ku një ditë e vdekur s’mund të notojë në përrua, për të ndërtuar botën e tij artistike, e cila pleks ndjesitë dhe të pamundurën e bën të mundur.

Kjo është forca e letërsisë, edhe në kohë të tilla vetmimi që po jetojmë. Ajo, gjithnjë, në çdo situatë, në çdo kohë, në çdo rrethanë, e gjen rrugën për te lexuesi. 

Gëzuar Ditën e Librit, ditën e të gjithë atyre shpirtrave krijues, që besuan e besojnë të pabesueshmen, e na lejojnë, ne të tjerëve, lexuesve, të futemi në botën e tyre. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dita e libritlibraparajsa shtini
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministrja Shahini: “Punë ditësh, vendimi final për mbylljen e vitit shkollor. Kemi gati të gjithë skenarët” (viti 2020)
Next Article Figurat letrare, informacion dhe modele studimi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?