Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libra falas? – Ç’i duam, nuk ua dimë vlerën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Libra falas? – Ç’i duam, nuk ua dimë vlerën

portalishkollor
Last updated: February 5, 2018 2:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

A nuk fajësojmë ne prindërit për drejtimin e fëmijëve? Ose mungesën e saj? Mbase jo gjithmonë. Në thelb, fëmija është individ përgjegjës dhe sundues i vetvetes. Po nëse ai thjesht nuk është vetëdijesuar për këto cilësitë e tij?

Mbas rrëzimit të projektligjit të opozitës (me plot 74 vota kundër) për librat falas nga klasa e parë në të nëntën, lind dilema se nëse në fakt kjo zgjedhje ishte e duhura. Duke marrë parasysh ekonominë e ulët të pjesës dërrmuese që çon fëmijët në shkollë, heqja minimalisht e shpenzimeve të librave do të përbënte lehtësim të madh. Por në të vërtetë, kjo do të nënkuptonte marrjen e një përgjegjësie të madhe dypalëshe  – si nga ana e qytetarëve, ashtu dhe nga ana e qeverisë. Dhe fjalët “bashkëpunim” ,“përgjegjësi” e “mirëbesim” janë mjaftueshëm për t’u ngjallur krupën të dyjave. 

Nëse bashkë me ndërmarrjen e blerjes së librave do të bëhej dhe ripërdorimi i të përdorurave nga klasat e mëparshme, do të krijonim ciklin e mbyllur të bashkëpunimit e mirë përdorimit. 

Vlera e kësaj është si monetare, ashtu edhe mjedisore e kulturore.

Diku duhet filluar, aq më tepër tani që duam të zhvillojmë  qytetarinë te mësuesit e rinj. 

Që librat të ripërdoren, duhet të mirëmbahen. Vendosja e gjobave në të kundërtën nuk duhet të jetë motivimi për t’iu nënshtruar përgjegjësisë. Le të jetë ky fillimi ku fëmijët të mësojnë për punën që kërkohen për ta patur tekstin, nga shkrimi i tij në prodhim e më pas transport e blerje. 

Ai s’duhet marrë kurrsesi si i mirëqenë. Mos të habitemi më pas me fëmijët, nëse ata shpërdorojnë. Ata thjesht s’mësuan kurrë tua dinë vlerën gjërave. 

Nga ana tjetër, një pikë tjetër themelore, është qëndrimi i qeverisë në lidhje me problemin. 

Problemin e ekonomisë së dobët, problemin e keq edukimit, e shpërdorimit dhe mosvlerësimit. 

A nuk është qeveria si prindi i rritur që siguron menaxhimin e të ardhurave, punon për mirëqenien e fëmijëve të tij, dhe nëse mundësitë i ka kaq të paketa, a nuk i diskuton ato për t’u mirëkuptuar? Atij i lind më pas e drejta për të kërkuan bashkëpunim, që edhe me aq të ardhura sa të ketë, të punojmë sëbashku për të ardhmen tonë më të mirë. 

Nga ana ime, më duket më shumë sikur “prindi ynë” ka kohë që na ka mohuar, duke i mohuar vetes më parë prindërimin. Për rrjedhojë, ai nuk ka më asnjë të drejtë morale për të kërkuar bindje e bashkëpunim. Jemi në fund të fundit, dy palë të ndara. 

Fëmijët mësojnë të rriten edhe vetë, kur mungon autoriteti i dashurisë. Mësojnë të kapen pas gjithçkaje munden për të mbijetuar sigurisht, sepse nuk ndjehen pjesë e asaj që jeton jashtë. 

A nuk fajësojmë ne prindërit për drejtimin e fëmijëve? Ose mungesën e saj? Mbase jo gjithmonë. Në thelb, fëmija është individ përgjegjës dhe sundues i vetvetes. Po nëse ai thjesht nuk është vetëdijesuar për këto cilësitë e tij? Kujt i mbetet për t’ia mësuar? A nuk kemi edhe shkolla në komunitetin tonë?

Mbase në fund të fundit, janë prindërit tanë që kanë mungesa kompetencash për të na mësuar ato që kemi nevojë. Dhe a mund t’u vëmë faj? Absolutisht që jo. 

Kështu që, në vend që të vazhdojmë të shtojmë listën e pakënaqësive tona, mund të vazhdojmë atë që kishim nisur me apo pa dashje vetë. Të rritemi pa ta. 

Vetëm kështu mund të shpresojmë vërtetë për prindër më të mirë, duke i mësuar ata. 

Ne nuk mundemi të mësojmë kurrsesi vetëm për veten tonë. Ky nuk është motivim i fortë për t’i dhënë rëndësinë e vërtetë fjalëve të lexuara. Nga ana tjetër, duhet zgjuar për të kuptuar se në fakt përgjegjësia jonë nuk i ka caqet tek vetvetja. Dhe aty ku përgjegjësitë tona mbërrijnë, mbërrin dhe e drejta për të ngritur zërin e për të pretenduar. 

Më mbetet të arrij në konkluzionin se ne nuk i duam ato libra falas. Nuk i duam se nuk na duhen, nuk ua dimë vlerën. Kështu që as nuk kemi për t’i marrë e as nuk kemi për t’i kërkuar. 

Nëse na lind revolta për të kërkuar diçka tjetër, duhet të jetë sepse kemi bërë diçka më pare vetë për ta pretenduar. Dhe nëse “prindërit” tanë, nëse ata që supozohet të kenë përgjegjësinë e menaxhimit, nuk marrin përgjegjësitë e tyre, atëherë na mbetet vetëm ne të rritemi që t’ua mësojmë. 

Rea Shundi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:falaslibrarea shundi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Ju shkruaj në errësirë”, Jean-Luc Seigle
Next Article Ide për një mbledhje klase
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?