Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Leximi i organizuar rrit dëshirën për të lexuar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Leximi i organizuar rrit dëshirën për të lexuar

portalishkollor
Last updated: June 28, 2016 9:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Grupe fëmijësh, të rinjsh, të rriturish apo të përzier, mund të praktikojnë një lexim të përbashkët. Krijimi i një dhome të përbashkët leximi që mund të quhej edhe “kutia e librit”

Në kohët e “Që Motit” në vendin tonë, nuk kishte shumë njerëz që dinin shkrim e këndim, kështu që kur iu binte në dorë ndonjë libër, gazetë a revistë, ai që dinte të lexonte ua lexonte gjithë pjestarëve të shtëpisë. Po kështu ndodhte me filmat. Mbaj mend se filmin “Tre muskëterët” luajtur nga Zhan Mare, në lagjen time e tregonte një djalë i rritur, 4-5 vite më i madh se ne, të cilit i lejohej hyrja në seancat e pasditës që ishin të ndaluara për fëmijët poshtë 16-të vjeç. Ai që na i tregonte doemos që shtonte shumë skena nga vetja e vet, por kjo ne na pëlqente dhe na nxiste fantazinë.

Kohët e fundit kam menduar disa herë se ky zakon i “Që Motit” mund të përdoret i modifikuar edhe në ditët tona. Grupe fëmijësh, të rinjsh, të rriturish apo të përzier, mund të praktikojnë një lexim të përbashkët. Krijimi i një dhome të përbashkët leximi që mund të quhej “kutia e librit”. Një grup miqsh, që kanë inters për leximin në grupe 5-10 vetësh, mund të mblidhen në një dhomë, në një sallë apo edhe në një çadër plazhi dhe të fillojnë të lexojnë me zë, një numër të caktuar faqesh. Secili lexon 5-6 faqe apo një kapitull (nëse ata nuk janë shumë të gjatë) dhe ia kalon shokut. Kjo mund të jetë më efektive tek fëmijët nga 12-15 vjeçarë. Do të ishte më ideale që në lexim të merrnin pjesë prindërit, njëri ose të dy.

Përfitimet nga ky lexim do të ishin të shumëfishta: Së pari, fëmijët do të përfitonin gjithmonë në rritje dëshirën për të lexuar. Së dyti, do të kujdeseshin të lexonin sa më rrjedhshëm dhe më qartë që të ishin të kuptueshëm për bashkëdëgjuesit. Së treti, do të krijohej një konkurencë e bukur se, kush të lexonte më mirë e më qartë. Së fundi, fëmijët, por edhe të riturit, do të kishin mundësi t’i hynin një diskutimi të këndshëm për ato që kishin lexuar.

Si përfundim, nga leximi i organizuar do të përftonim rezultate të mira dhe shumë të mira në: të lexuar, të kuptuar, të dëgjuar dhe të folur (të diskutuar).

Le ta provojmë njëherë!

(Nga Erget Cenolli, mësues i Gjuhës Shqipe në shkollën 9-të vjeçare “Belorta”)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adoleshentefemijeleximnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dhuna ndaj fëmijëve, çudia që nuk zgjat vetëm tre ditë…
Next Article Kanceri i gjirit, shqiptarja pjesë e kërkimeve shkencore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?