Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Letra e një nëne kushtuar djalit të saj me autizëm…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Letra e një nëne kushtuar djalit të saj me autizëm…

portalishkollor
Last updated: April 2, 2023 8:45 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Greil ne e nisëm bashkë këtë udhëtim dhe do e përfundojmë po bashkë, shpirti i mamit. Une jam bota dhe dashuria për ty bir”, pak nga letra e Brunilda Kondakçiu, dedikuar djalit të saj gjimazist me spektrin e autizmit.

Në ditët e sotme fëmijët me nevoja të veçanta etiketohen në shoqëri! Duke bashkëjetuar 16-vjet me djalin tim, që vuan nga autizmi e di mirë se çfarë do të thotë të luftosh përditë me të panjohurën .

Në shoqëri ne që etiketohemi si “normalë” ne jemi më të cekët në gjykim, ne vetëm paragjykojmë. Të qenët mamaja e një fëmije me autizëm më ka bërë mua një grua më të fortë, njeri më të mirë, më të drejtë, më të mençur!Të rritesh një fëmijë me autizëm nuk është fare e lehtë, është sfidë. Jam e lumtur sepse djali është ky që është në saj të punës që është bërë me të. Unë jam e vetmja që ndoshta e kuptoj më mirë dhe kur ai nuk flet, ne të dy flasim me gjuhën e trupit dhe mimikën e fytyrës; unë mund ta kuptoj shqetësimin ose gëzimin e tij. Biri im i dashur, duke u kujdesur për ty kam kuptuar thelbin e jetës, kam kuptuar se çfarë do të thotë të jesh nënë.

Greil ne e nisëm bashkë këtë udhëtim dhe do e përfundojmë po bashkë shpirti i mamit. Une jam bota dhe dashuria për ty bir…. 

Secili nga ne është unik  dhe i veçantë! Dikush ka aftësi të këndoj, dikush ka aftësi të pikturoj, dikush ka aftësi të flas mirë në publik etj; nëpërmjet këtyre aftësive ne bëhemi të dobishëm për shoqërinë…por për sa i përket personave me aftësi ndryshe, ata sipas logjikës tonë nuk janë të dobishëm, apo ne nuk dimë të vlerësojmë aftesitë e tyre speciale dhe unike?

Ne jemi akoma një shoqëri e pazhvilluar dhe ndoshta nuk dimë të bëjmë dallimin midis njerëzve normal dhe atyre special …sepse u japim rëndësi vetëm atyre gjërave të cilave mund të përfitojmë diçka! Personat me aftësi të veçanta mund të na japin shumë më shumë se ato gjëra materiale që ne kërkojmë…pra ne si njerëz normalë i njohim vlerat njerëzore dhe virtytet dhe përseri jepemi mbas gjërave materiale, ekonomike, financiare etj; 

Ne njerëzit normal harrojmë se sa e rëndësishme është DASHURIA ne kërkojmë pasuri, famë, shtëpi dhe mbasi i arrijmë ndihemi bosh sepse nuk ndiejmë gëzim. Ne flasim për bamirësi, por kur vjen puna ta bëjmë vet tërhiqemi, prandaj sot ju bëj thirrje:

Bëni mirë…dhe ju që e keni mundësinë, sponsorizoni për një shkollë ku të studiojnë të rinjtë me  nevoja speciale…Ju mundeni të lumturoni shumë familje! Këta fëmijë kanë nevojë për gjëra të vogla me dashuri të madhe! 

Mamaja e një fëmije me nevoja speciale, Brunilda Kondakçiu! 

© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:autizemletranevoja speciale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kushi në shkollën 9-vjeçare të Novoselës: Të gjitha projektet, Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në Shkolla, zbatohen njësoj edhe në shkollat e zonave rurale
Next Article 2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë/ Disa fraza domethënëse nga “Princi i Vogël”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?