Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Letra e 8-vjeçares drejtuar mjekes, Arjana Kica: Unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Letra e 8-vjeçares drejtuar mjekes, Arjana Kica: Unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem

portalishkollor
Last updated: April 7, 2020 10:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kaltra e di shumë mirë se çfarë do të thotë mungesa e oksigjenit në trup, pasi ajo vuan nga azma. Nga letra e saj ajo i le të kuptueshme të gjithëve se, të qëndruarit në shtëpi na mban larg virusit të keq Corona dhe larg maskës së oksigjenit.

Në këto ditë të vështira për të gjithë ka spikatur një mesazh i fuqishëm nga një vajzë vetëm 8 vjeçe, e cila i ka drejtuar një letër mjekes infeksioniste Arjana Kica. 

Kaltra, nxënëse e shkollës “E Kuqe” e di shumë mirë se çfarë do të thotë mungesa e oksigjenit në trup, pasi ajo vuan nga azma. Për këtë i le të kuptueshme të gjithëve se sa e rëndësishme është të merren parasysh këshillat e mjekëve, e sidomos të mjekes Arjana, së cilës i shpreh mirënjohjen e saj. 

Në fakt kjo letër e vogëlushes Kaltra, u lexua nga Blendi Fevziu në emisionin e tij Opinion. Ne kontaktuam me babain e vajzës i cili na e vuri letrën në dispozicion dhe një foto të vajzës së tij, për t’i transmetuar edhe një herë të gjithëve mesazhin e rëndësishëm se të qëndruarit në shtëpi na mban larg virusit të keq Corona dhe larg maskës së oksigjenit. 

Letra është kjo: 

“E dashur doktoreshë Arjana

Na ishte një herë kur unë i kisha shumë frikë doktorët…por këto ditë që unë rri në shtëpi doktorët i shoh ndryshe.

Unë jam Kaltra Tafilica, jam 8 vjeçe dhe mësoj në shkollën “E Kuqe”.

Unë e di çfarë do të thotë të të mungojë oksigjeni në trup. Unë jam azmatike dhe doktorët më kanë mbajtur me maskë oksigjeni shumë herë deri sa më kanë shëruar.

Unë sot po e shkruaj këtë letër për doktoreshë Arjana Kica.

Për t’i thënë asaj që unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem.

Doktoreshë Arjana shumë faleminderit që po na ndihmon të gjithëve ne.

Ne jemi shumë mirënjohës për ty. Ti punon ditë e natë për ne që të na mbrosh.

Shumë faleminderit që na ndihmon e që na këshillon. Ti je e fortë dhe shumë trime. 

Nëse ti e ke pasur ënderr këtë profesion ëndrra jote është realizuar.

Unë e di që ti nuk i përqafon fëmijët e t’u për t’i mbrojtur. E di edhe që ky Koronavirusi do kujtohet si një përrallë për ne fëmijët pas disa kohësh. Dhe ju doktorët do të jeni heronjtë e mirë të përrallës sime. Prandaj kjo letër për ty doktoreshë Arjana fillon si një përrallë me një tregim të bukur fitoreje.

Love You Kaltra!”

(Letra origjinale e Kaltra Tafilica)

(Letra origjinale e Kaltra Tafilica)

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kaltra tafilicaletermjekes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Thuaji faleminderit mësuesit!
Next Article Gjeografi 9, tema mësimore “Rajoni Perëndimor në Shqipëri”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?