Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Lëkura e mollës përmban substanca kundër plakjes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Lëkura e mollës përmban substanca kundër plakjes

portalishkollor
Last updated: August 8, 2016 1:06 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Iowa-s në SHBA në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta, të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve te të moshuarit. Acidi ursolik është në gjendje të reduktojë dhe të ngadalësojë procesin e plakjes në rrjedhën e vetëm dy muajve. Lëkura e mollës, ashtu si ajo e domates, përmban të mira kimike natyrale, të cilat  ndihmojnë një pjese të madhe të popullsisë të qëndrojnë aktivë dhe dinamikë për një kohë të gjatë.

Jo vetëm acidi ursolik, por edhe tomatidina e domates e kundërshtojnë veprimin e dëmshëm të një proteine të veçantë, e cila quhet ATF4 dhe vepron në masën muskulore, duke shkaktuar dobësi dhe atrofi (sëmundje që prek muskujt).

“Shumë nga ne e dinë mirë se çfarë janë problemet muskulare dhe fatkeqësisht këto probleme përkeqësohen me kalimin e moshës”, shpjegon profesori i mjekësisë dhe drejtuesi i këtij studimi, Christopher Adams.

Sipas rezultateve të ekspertëve, acidi urselik dhe tomatidina janë në gjendje jo vetëm të “rinojnë” muskujt, por edhe të rrisin sasinë e masës së tyre me 30%, vetëm në dy muaj.

“Duke u bazuar në këto rezultate, acidi urselik dhe tomatidina duket se kanë një potencial të madh në luftën kundër atrofisë në moshën e tretë. Duke reduktuar aktivitetin e proteinës ATF4, këto substanca u lejojnë muskujve të marrin veten nga efektet e plakjes”. Ndaj, nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë. Kërkimi është publikuar në revistën shkencore “Journalof Biological Chemistry”.

Farat e mollës përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Vitamina të tilla si: B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon në pastrimin e dhëmbëve, duke i bërë më të fortë dhe të shëndetshëm. Molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më e mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë.

Molla ka një efekt të lartë tretjeje prandaj sugjerohet nga dietologët e çdo lloj diete. Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë, duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lekuramolleplakje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Majlinda Kelmendi merr medaljen e artë në xhudo
Next Article Fëmija yt ka turp? Psikologia: Prindër, ja kur duhet të shqetësoheni
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?