Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Latif Ajrullai, mësuesi idealist dhe sipërmarrësi vizionar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Latif Ajrullai, mësuesi idealist dhe sipërmarrësi vizionar

portalishkollor
Last updated: March 9, 2021 1:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes Latif Ajrullain, presidentin e kompanisë tonë; e kujtojmë e na mungon aq shumë… Për 20 vjet, kompania ALBAS që ai drejtonte, u bë një nga më të njohurat e më të suksesshmet në tregun e librit shqip.

U diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për Kimi, Magjistër në Farmaci, për shumë vite ka punuar si profesor i kimisë në Tetovë, dhe mbahet mend nga ish-nxënësit e tij si mësimdhënës i shkëlqyer; u largua nga puna gjatë proceseve antishqiptare të diferencimit në Maqedoninë e ish- Jugosllavisë komuniste.

Latif Ajrullai, si atdhetar e vizionar, së bashku me partneren e tij, poeten e mirënjohur Rita Petro, realizuan një ëndërr të tyren për të bërë tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në të gjitha trevat shqiptare. Në vitin 2000, ata themeluan kompaninë e mirënjohur ALBAS në Shqipëri, me degët e saj në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, duke nxitur dhe duke përkrahur bashkëpunimin dhe punën me grupe të përbashkëta autorësh, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë mbarëkombëtare shqiptare. 

Latif Ajrullai iu përkushtua me pasion botimeve shkollore, si botues, autor, përkthyes: autor i romanit “Kufiri”, bashkautor në disa tekste shkollore të Diturisë së Natyrës e të Kimisë; autor i librave “Më quajnë Nikola Tesla”; “Më quajnë Edison”, përkthyes i librave “Rruga në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck; “Femra të mençura, zgjedhje të gabuara”, Ligji”, “100 shkencëtarët që ndryshuan botën”, duke lënë në dorëshkrim ende pa përfunduar romanin “”Ëndrra e fundit e Sofokliut” dhe përkthimin “Thënie të arta  nga Ajnshtajni”. 

 Latif Ajrullai ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm si Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Teksteve Shkollore, për respektimin e konkurrencës së ndershme në tregun e librit, ka denoncuar hapur e me guxim çdo shkelje apo padrejtësi dhe ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit të teksteve shkollore. 

Latif Ajrullai ishte i pari që propozoi dhe luajti rol kryesor në ngritjen dhe mirëfunksionimin e rrjetit të distributorëve të teksteve shkollore në të gjithë Shqipërinë. 

Ishte largpamësia dhe këmbëngulja e Latif Ajrullait, që për herë të parë në Shqipëri u hap platforma digjitale Portali Shkollor Albas dhe u digjitalizuan të gjitha tekstet shkollore, gjë që ndihmoi në modernizimin e procesit mësimor. 

Në kërkim të rritjes së cilësisë grafike e të shtypshkrimit ishte nisma e Latif Ajrullait për ngritjen e një prej shtypshkronjave më moderne, me standarde europiane në Shqipëri, me investim shqiptaro-kroat, Deaprint. 

 Si president i kompanisë ALBAS. Latif Ajrullai do të kujtohet për këmbënguljen në zbatimin e ligjeve dhe të rregullave të biznesit, për mbështetjen e punonjësve, për ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, për autoritetin dhe për këmbënguljen në realizimin e të gjitha projekteve të kësaj kompanie në fushën e dijes.

Ajrullai ishte një sipërmarrës vizionar, që drejtohej sa nga përpikëria e fakteve, aq dhe nga zemra dhe dashuria për punën. 

I gjithë ekipi ynë i kompanisë ALBAS jemi të përkushtuar që të çojmë përpara punën, vizionin e tij dhe projektet e lëna përgjysmë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASlatif ajrullaimesuesi idealistsipermarresi vizionar
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E fuqishmja grua!
Next Article Sfidat e profesionit tim
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?