Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kushi: Zgjidhje përfundimtare transportit për mësuesit që punojnë larg vendbanimit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kushi: Zgjidhje përfundimtare transportit për mësuesit që punojnë larg vendbanimit

portalishkollor
Last updated: March 2, 2023 10:05 am
portalishkollor
Share
SHARE

Vendimi garanton përfitimet për të gjithë mësuesit, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë që punojnë jashtë qendrave urbane në largësinë 5 – 50 km, edhe në rastet kur kanë vendbanimin jashtë ZVAP-së ku ndodhet qendra e punës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila është në një vizitë zyrtare pune në Itali, në një postim në rrjetet sociale theksoi se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, iu dha zgjidhje përfundimtare problemit të transportit për të gjithë punonjësit arsimorë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Konkretisht, vendimi garanton përfitimet për të gjithë mësuesit, punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë që punojnë jashtë qendrave urbane në largësinë 5-50 km, edhe në rastet kur kanë vendbanimin jashtë ZVAP-së ku ndodhet qendra e punës.

“Në VKM-në e vjetër pagesë për transport merrnin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km larg shkollës ku punojnë, por brenda të njëjtës bashki. Tashmë ky kriter vjen i ndryshuar, dhe sipas vendimit të ri pagesën e transportit e përfitojnë edhe ata mësues që japin mësim nga 5 deri në 50 km larg vendbanimit, ndonëse shkolla mund të jetë në një bashki tjetër”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “gjithashtu, do të vijojnë të përfitojnë transport të rimbursuar: nxënësit që ndjekin procesin mësimor në shkolla publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë mbi 2 km, nxënësit që jetojnë në qendra rezidenciale, grupet e nxënësve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara, që gëzojnë statusin ligjor të invalidit, që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik; nxënësit që ndjekin procesin mësimor në shkollat publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/rindërtim, dhe që udhëtojnë mbi 5 km, larg vendbanimit të përhershëm”.

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sfidat e arsimit parauniversitar
Next Article VANAF 2023/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?