Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kurs multidisiplinar dhe integrim të studentëve në tregun e punës, ja çfarë ndodh në një universitet finlandez
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Kurs multidisiplinar dhe integrim të studentëve në tregun e punës, ja çfarë ndodh në një universitet finlandez

portalishkollor
Last updated: September 8, 2020 7:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në ceromoninë e hapjes për vitin e ri akademik, rektorja Lindblom u ka bërë thirrje universiteteve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë studentëve. Pasi universiteti shihet si agjent ndryshimi, dhe duhet t’u ofrojë studentëve një kurs multidisiplinar për ti ndihmuar ata të integrohen në tregun e punës.

Në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes së vitit akademik më 31 gusht 2020, Sari Lindblom rektore pranë Universitetit të Helsinkit theksoi rolin e universitetit si një agjent i ndryshimit, si dhe domethënien e aftësive themelore të mijëvjeçarit të ri.

Viti 2020 ka demostruar se si në mënyrë drastike bota mund të ndryshojë në një çast. Një ngjarje e paparashikueshme e ktheu me shpejtësi funksionimin e shoqërisë.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen me fuqinë e dijes dhe i edukojmë studentët të jenë forca për ndryshim. Qëllimi ynë është t’u sigurojmë të diplomuarve tanë aftësi dhe guxim për të trajtuar çështje globale dhe për t’i zgjidhur ato së bashku me ekspertë që përfaqësojnë një sërë fushash”. 

Sipas Lindblom, ruajtja e mirëqenies dhe përfshirjes në mesin e komunitetit të universitetit gjithashtu marrin theks të shtuar, pasi rrethanat e jashtëzakonshme vazhdojnë.

“Edhe pse puna dhe studimi në distancë ka shkuar mirë, rrethanat nuk kanë qenë të lehta për të gjithë. Në vjeshtë, duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë gjithashtu studentëve të rinj që integrohen në arsimin universitar”, është shprehur Lindblom.

Nevojitet një kurs multidisiplinar i qëndrueshmërisë për të gjithë studentët.

Përveç ekspertizës akademike, Lindblom beson se studimi duhet të rrisë aftësitë themelore të kërkuara në mijëvjeçarin e ri: kuriozitetin, aftësitë sociale, dhe qëndrueshmërinë. Këto aftësi janë thelbësore për krijimin e një mirëqenie të qëndrueshme.

“Qëndrueshmëria është një domosdoshmëri si për mirëqenien individuale ashtu edhe për mjedisin, prandaj kemi vendosur që t’u ofrojmë të gjithë studentëve mundësinë për të marrë një kurs multidisiplinar në qëndrueshmëri nga ky vit akademik e tutje. Kursi ofron mjete për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe ruajtjen e mirëqenies”.

Mbështetja e studentëve ndërkombëtarë në gjetjen e punës.

Studentët ndërkombëtarë kanë nevojë për mbështetje të veçantë nga jeta e biznesit dhe shoqëria civile për t’u integruar në tregun e punës. Për momentin, të diplomuarit ndërkombëtarë të masterit dhe doktoratës nga universitetet finlandeze kanë vështirësi për të gjetur punë në Finlandë.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:integrimkurs multidisiplinarstudenteuniversiteti finlandez
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Temat mësimore të lëndës Gjuhë shqipe II-V për vitin shkollor 2020-2021
Next Article Planet mësimore Gjuhë Angleze, Klasa IX dhe XII, periudha parë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?