Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kurrikula e re, ministri Bajrami takim me drejtuesit e parashkollorit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kurrikula e re, ministri Bajrami takim me drejtuesit e parashkollorit

portalishkollor
Last updated: April 18, 2017 12:31 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami, mori pjesë në takimin me drejtorë të Institucioneve parashkollore dhe drejtorë të SHFMU të Prishtinës me ç’rast u prezantuan sukseset e Fakultetit të Edukimit (FE) si dhe iu ndanë mirënjohje bashkëpunëtorëve kontribuues për rritën e këtij institucioni.

Me këtë rast, ministri Bajrami fillimisht ka falënderuar përgjegjësit e institucioneve arsimore të Prishtinës  për fillimin e procesit të trajnimit të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së re, e cila është një instrument shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë në arsim , ndërsa tha se  Fakulteti i Edukimit është partner strategjik i Ministrisë së Arsimit në ndërtimin e politikave publike arsimore dhe përgatitjen e mësimdhënësve.

“Fakulteti i Edukimit  është i vetmi fakultet kompetent për përgatitjen e mësimdhënësve dhe më i preferuari nga studentët tanë, për faktin që kemi arritur që profesionin e mësimdhënësit ta bëjmë profesion të preferuar në tregun kosovar të punës, ndërsa  përgatitja e mirë e mësimdhënësve është interes madhor publik  sepse mësimdhënësit kanë një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e gjeneratave të reja dhe në tranzicionin që po kalojmë”, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se po punojmë që mësimdhënësit te kenë tretman të veçantë, të merituar në shoqërinë tonë edhe në kuptimin moral dhe material.

Ndërsa, theksoi se shumica e mësimdhënësve të FE janë të angazhuar në  procesin e hartimit të politikave arsimore të MAShT-it, sepse dëshirojmë që përmes njerëzve akademik të krijojmë politika të përgjegjshme.

Në fund, ministri Bajrami vlerësoi lartë marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë nga FE dhe DKA-ja e Prishtinës për mbajtjen e punës praktike të studentëve të FE-së në shkollat e komunës së Prishtinës .

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndetën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës z. Marjan Dema, Dekani i Fakultetit të Edukimit z. Ethem Çeku si dhe drejtoresha e DKA-së së Prishtinës znj. Arbërie Nagavci.

Në fund iu ndan mirënjohje bashkëpunëtorëve të Fakultetit të Edukimit të cilët ndër vite dhanë kontribut të çmuar për arritjet në këtë institucion të arsimit të lartë.

Nënshkruhet Kontrata e re kolektive e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arsim Bajrami, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, kanë nënshkruar kontratën e re kolektive të arsimit në Kosovë.

Ministri Arsim Bajrami, ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate parasheh obligimet e shtetit te Kosovës që mësimdhënësit të kenë një pozitë adekuate dhe të stimulohen. Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret sindikatën edhe në përpjekjet e përgjithshme për rritje të cilësisë në arsim.

Ai ka thënë se së shpejti do të procedohet edhe ligji për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se e veçanta e Kontratës së re kolektive të arsimit është se këtë vit nënshkruhet kontrata e përgjithshme e SBAShK-ut, e cila përfshin arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe të gjitha kategoritë e kësaj sindikate.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejtueskurrikule
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ese: Modernia në dy tregime për dashurinë
Next Article Zhvillimi i Qëndrueshëm i Arsimit në Shqipëri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?