Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kriza Rusi-Ukrainë, si t’i ndihmoni nxënësit të kultivojnë shpresë kur lajmet e këqia po i stresojnë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Kriza Rusi-Ukrainë, si t’i ndihmoni nxënësit të kultivojnë shpresë kur lajmet e këqia po i stresojnë?

portalishkollor
Last updated: February 24, 2022 8:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mëngjesi i datës 24 shkurt nisi me lajmin e keq të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Mësuesve ndërkohë do u drejtohen shumë pyetje nga nxënësit e tyre lidhur me këtë çështje. Kështu që si t’i ndihmojmë studentët të kultivojnë shpresë kur lajmet e krizës po i stresojnë?

Mëngjesi i datës 24 shkurt nisi me lajmin e keq të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Lufta filloi një ditë para ‘Ditës Ndërkombëtare në Eliminimin e Dhunës’. 

Nëse me datën 25 shkurt, shkollat ishin përgatitur të mbanin aktivitete mbi ndërgjegjësimin kundër dhunës, me nisjen e sulmeve reale, sot kjo thirrje vjen jetike për fatin e mijëra qytetarëve të pafajshëm, të gjendur në breshërinë e bombave dhe terrorit. 

Të gjendur në këtë situatë kritike, mësuesit në Ukrainë janë përpjekur të informojnë nxënësit dhe studentët prej javësh mbi shkaqet e luftës, pasojat, problemet, duke i pyetur studentët se si e shikojnë luftën, si duhet të veprojnë, dhe duke i qetësuar.

“Për të qenë një qytetar i informuar, njeriu duhet të jetë i arsimuar globalisht. Duhet të kuptojmë pse bota ka rëndësi, si funksionon ajo, si ndikon politika e jashtme në botë”, – tha Richard Haass, Presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Ukrainë. 

Në fushën ndërkombëtare të politikës, mësuesit shfaqin probleme pasi nuk janë në brendësi të plotë të situatave mes shteteve. Duke njohur vetëm informacionet e përgjithshme si çdo qytetar tjetër ukrainas, mësuesit ndihen të limituar në dhënien e përgjigjeve të sakta të ngritura nga nxënësit. 

Pse pritet të lindë një luftë mes dy shteteve? Cilat janë interesat e Rusisë? A do të ketë një mbështetje ushtarake nga Amerika? Këto çështje delikate padyshim janë të vështira të transmetohen tek nxënësit, nisur nga emocionet e forta. Mësuesit në mbarë botën janë gjendur edhe më pare në këtë gjendje krize gjatë fillesave të Covid-19, duke informuar me butësi nxënësit mbi virusin, por pa shpërndarë panik.

Sot që flasim, lajmet tregojnë mbyllje institucionesh dhe braktisje të shtëpive në Ukrainë. Shkollat janë mbyllur, arsimi është ndërprerë. Periudha e pushtimit rus, nuk parashikohet sa do të zgjasë, ndonëse populli lutet për mbarimin e menjëhershëm. Në skenarin më të keq të zgjatjes së kësaj situate, ende nuk dihet në do të ketë arsim, qoftë edhe online, pasi fillimisht flitet mbi humbje jetësh dhe mbijetesën e qindra-mijërave të tjerë. 

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës shkakton frikë dhe tension në çdo shtet europian. Këto lajme janë aktuale dhe frikësuese për shumë fëmijë dhe nxënës. 

Si të qetësojmë studentët e panikosur? 

Mësuesit në vendin tonë janë kthyer në terapsitë të shkëlqyer që me nisjen e pandemisë duke iu gjendur pranë shqetësimeve dhe pyetjeve të shumta. Në pushtimin e nisur sot në Ukrainë, mësueseve u mbetët të shikojnë sa të informuar janë nxënësit mbi situatën, duke i pyetur se si ndihen, dhe duke studiuar nëse nxënësit kanë nevojën e një eksperti psikolog në rastet e panikosjes. 

“ Shpesh, studentët nuk janë vetëm kuriozë për këto ngjarje, ata gjithashtu mund të kenë frikë, ankth ose madje të kenë ndjenja dëshpërimi. Mësuesit mund të luajnë një rol kritik në mbështetjen e studentëve ndërsa përpunojnë këto emocione, – ka thënë Kathleen Minke, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Psikologëve të Shkollës në Ukrainë. “Si të rritur, ju mund t’i ndihmoni ata. Ju mund t’i pranoni ndjenjat e tyre, mund të normalizoni atë që ata ndjejnë” .

Si t’i ndihmojmë nënësit/studentët të kultivojnë shpresë kur lajmet e krizës po i stresojnë?

  • Mësuesit mund ta nisin duke u dhënë informacione të kuptueshme mbi aleatët politik dhe mbrojtjen e shteteve të mëdha, kështu nxënësit qetësohen duke ditur se vendi ynë nuk është në mëshirë të fatit, por i mbrojtur.
  • Informimi i saktë zbeh informacionet e gabuara dhe spekulative, të tilla si “lufta e tretë botërore ka nisur”, kështu nxënësi bën një ndarje të reales me trillin, duke i ndihmuar të qetësojnë emocionet dhe reduktuar stresin.
  • Organizimi sensiblizues mbi “luftën” shërben për krijimin e aktiviteteve ku dënohet dhuna dhe nxitet nevoja për paqe botërore, kështu nxënësit ndihen më optimist ndërsa diskutojnë.
  • Me datën 25 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare në Eliminimin e Dhunës, nxënësit mund të bëjnë shkrime ku shprehin zërin e tyre mbi situatën aktuale, për të shprehur dëshirat për një realitet më të mirë.

Burime

https://www.edweek.org/teaching-learning/why-the-russia-ukraine-crisis-is-relevant-to-teachers/2022/02

https://www.edweek.org/leadership/how-to-help-students-cultivate-hope-when-worrisome-news-is-stressing-them-out/2022/02

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASglobalizmishpresesi ti ndihmojme nxenesitstresi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Nuk mësojmë për shkollën, por për jetën”
Next Article Të mësosh dhe të edukohesh është proces i përjetshëm
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?