Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kreativiteti lind edhe nga shikimi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Kreativiteti lind edhe nga shikimi

portalishkollor
Last updated: June 25, 2018 10:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të mbyllësh sytë, ose t’i lëvizësh në një mënyrë të caktuar, duket se mund të ndihmojë me të vërtetë kreativitetin, apo të gjejë zgjidhjen e papritur dhe të menjëhershme të një problemi

“Mbyll sytë për të parë”. Kështu thoshte piktori Paul Gauguin. Zakonisht kur ne përqendrohemi për të menduar, e heqim shikimin nga ambienti përreth. Ndoshta fiksojmë qiellin jashtë dritares, ose një mur.

Të mbyllësh sytë, ose t’i lëvizësh në një mënyrë të caktuar, duket se me të vërtetë mund të ndihmojë kreativitetin, apo të gjejë zgjidhjen e papritur dhe të menjëhershme të një problemi.

Një artikull i dalë në revistën shkencore “Frontiers in Psychology” analizon pyetjen: Ku shikojmë ne, kur kërkojmë ide të reja?”

Të ndjekësh shikimin

Kjo është një fushë kërkimi prej kohësh e hulumtuar nga ana e studiuesve, por mundësia për ta gjurmuar saktë drejtimin e shikimit me sistemet e ashtuquajtura të “gjurmimit të syrit” i ka rritur së tepërmi shanset për eksperimente dhe kërkime.

Sipas një hipoteze studimi, e cila gjithmonë e më shumë po merr mbështetje, proceset konjitive nuk janë operacione mendore të pastra në trurin tonë, por janë të ndërthurura ngushtësisht me sinjalet e ardhura nga nervat dhe nga trupi.

Pyetja është: si kanë të bëjnë lëvizjet e syve me aktivitetin në të cilin në realitet shikimi nuk shërben e madje mund të jetë një pengesë?

Përqendrimi

Të mbyllësh sytë është një mënyrë për të zvogëluar perceptimin e stimujve të jashtëm. Studime të ndryshme kanë vënë re se kur ne jemi të zënë me zgjidhjen e një problemi, kemi për tendencë që t’i pulitim më shumë qepallat e syrit. Kjo është një mënyrë për të ndalur fluksin e informacioneve vizive. Të shikosh në një hapësirë boshe, konsiderohet një mënyrë për të lehtësuar kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, duke shmangur kështu mbi ngarkesën e shumë stimujve të jashtëm.

Por është vënë re se kur mendojmë në mënyrë kreative, sytë kanë tendencë që të lëvizin shkujdesshëm. Sipas disa studimeve, nga drejtimi ku shkon shikimi, mund të kuptohet cila hemisferë e trurit është më aktive.

Për shembull, lëvizjet e syrit në të majtë janë të lidhura me imazhet mendore më të larta dhe gjykime estetike më të detajuara, por performancë matematikore më të ulët, krahasuar kur syri lëviz në të djathtë.

Nëse sytë shikojnë në të majtë, hemisfera më aktive është e djathta, ajo që zakonisht është më e lidhur me mendimin kreativ e më pak me atë analitik.

Sipas një studimi tjetër, kur ne kërkojmë përgjigjen për pyetje që kanë të bëjnë më shumë me argumente linguistike apo matematikore, kemi për tendencë që të lëvizim sytë më shumë nga e djathta, ndryshe nga ato pyetje që kanë të bëjnë me muzikën apo hapësirën.

Në një tjetër rast, ai që lëvizte sytë më shumë nga e majta, kishte më shumë pikë në një test që mat kapacitetin e të bërit krijimtari duke përdorur fjalët.

I vërtetë duket edhe një fakt më befasues. Duke manipuluar drejtimin e shikimit, mund të ndikohet në kapacitetin e gjetjes së zgjidhjes. Disa studime kanë treguar se pjesëmarrësit ishin më të shpejtë për të lexuar dhe për të njohur zgjidhjet e disa pyetjeve të prezantuara në fushën vizive të majtë, që korrespondon me hemisferën e djathtë të trurit.

Në një test u pa se kishin më shumë mundësi të zgjidhnin një problem të komplikuar, ata pjesëmarrës të udhëzuar për të lëvizur shikimin sipas një skeme që përfaqësonte zgjidhjen e problemit, krahasuar me ata të detyruar që ta mbanin shikimin e fiksuar në një pikë.

Sipas autorëve, këto vëzhgime ndihmojnë për të kuptuar strategjitë që personat përdorin për të ndezur llambën. Mund të imagjinohet një botë në të cilën mësuesi kupton nëse studenti është afër pikës së zgjidhjes së një problemi, apo nëse është plotësisht i bllokuar. E madje, nëse e vendos në rrugën e duhur duke i thënë se ku duhet që ta drejtojë shikimin. Por duhet thënë se diçka të ngjashme shumë mësues e aplikojnë tashmë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kreativitetishikimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, rezultatet (matura 2018)
Next Article Jetë pa tinguj!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?