Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kosova fiton çmimin special të jurisë, Europa Nostra 2016
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Kosova fiton çmimin special të jurisë, Europa Nostra 2016

portalishkollor
Last updated: May 25, 2016 10:14 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çmimet speciale janë dhënë për kontributin e shquar në ruajtjen dhe për përmirësimin e trashëgimisë, të cilat janë vlerësuar veçanërisht nga juritë, por të cilat nuk janë përfshirë në përzgjedhjen përfundimtare që të marrin një çmim.

Projekti hulumtues shkencor nga Kosova: Eposi i Kreshnikëve-monument i trashëgimisë kul­tu­ro­re shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi (Krajë dhe Malësi e Madhe), Maqedoni (zo­na Kumanovë-Kërçovë), Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), 2012-2015, është fitues i Çmimit Special të Jurisë Europa Nostra 2016. Projekti u realizua nga prof. dr. Zymer Uj­kan Nezir, Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Këtëvit, juritë e çmimeve ka­në dhënë çmime të veçanta për 16 të arriturat e trashëgimisë nga 11 vende. Çmimet speciale janë dhënë për kontributin e shquar në ruajtjen dhe për përmirësimin e trashëgimisë, të cilat janë vle­rësuar veçanërisht nga juritë, por të cilat nuk janë përfshirë në përzgjedhjen përfundimtare që të marrin një çmim. Fushat e vlerësuara me çmime speciale janë: arkeologjia, arkitektura, res­ta­u­ri­mi, konservimi, muzeologjia, kurse trashëgimia jo materiale përmendet vetëm në një rast në Spa­një dhe projekti ynë nga Kosova.

Bashkëpunëtorë të këtij projekti janë:prof. dr. Shaban Sinani, Qendra e Studimeve Alba­nolo­gji­ke,Tiranë, prof. dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit, prof. dr. Begzad Baliu, Uni­versiteti i Prishtinës, si dhe nga Instituti Albanologjik i Prishtinës: dr. sc. Bashkim Lajçi, dr. sc. Albin Sa­diku,dr. sc. Vlorë Fetaj-Beri­sha. 

Rezultatet e këtij projekti, ndër më të mëdhenjtë e këtij lloji ndër ne e në Evropë, janë: 15 vëllime me këngë dhe tregime të shkruara (me mbi 5 mijë faqe) dhe 16 vëllime me anketa (afër 6 mijë faqe). Janë shënuar 440 këngë e motërzime, me 103 069 vargje, sidhe janë shkruar 69 tre­gime me  2 679 rreshta. Subjekte të terrenit kanë qenë 235 këngëtarë e tregimtarë. Me kamer janë 5 289 minuta incizim, nga Baton Z. Neziri. 

Çmimi special iJurisë së Europa Nostra ka rëndësi tejet të madhe, sepse Eposi i Kreshnikëve për herë të parë vlerësohet në shkallë evropiane, duke i paraprirë UNESCO-s që këtë pasuri të madhe poetike shqiptare ta rendis në vlerat e trashëgimisë botërore të njerëzimit. Përveç Kosovës, shtete fituese të çmimeve speciale janë: Gjeorgjia, Turqia, Britania e Madhe, Belgjika, Letonia, Spanja, Republika Çeke, Italia, Gjermania, Rusia.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:europa nostraKosove
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Talentet e shkollës sonë në gjysmëfinalen e “Tirana Art Fest”
Next Article “Flatrat e Dijes”, partneritet të suksesshëm me “Albas”-in
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?