Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar

portalishkollor
Last updated: January 11, 2017 10:02 am
portalishkollor
Share
SHARE

Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Praktikat e vlerësimit kanë ndikim vendimtar në procesin e të nxënit.

Vlerësimi bazohet në parime të caktuara, si: 

Vlefshmëria. Vlerësimi duhet të sigurojë informacion të vlefshëm për proceset, për rezultatet dhe për vlerat që zhvillohen nga nxënësit gjatë procesit të arsimimit në nivele të ndryshme.

Transparenca. Nxënësit kanë të drejtë dhe nevojë të njihen me kriteret dhe metodat me të cilat do të vlerësohen. Kjo garanton paanshmërinë e vlerësimit dhe ndihmon të nxënit. Kriteret e qarta dhe të hapura ndihmojnë gjykimet profesionale, si dhe sigurojnë që vendimet të shqyrtohen nga të gjithë dhe të jenë të qëndrueshme.

Paanshmëria. Vlerësimi i paanshëm nënkupton vlerësimin e një rezultati të të nxënit, duke mos u ndikuar nga karakteristikat dhe rrethanat e çdo nxënësi, të cilat përfshijnë: gjininë, etninë, gjuhën, racën, rrethanat ekonomike e shoqërore, vendndodhjen, si dhe personalitetin, talentin, aftësitë e kufizuara etj.

Besueshmëria. Gjykimet për përparimin e nxënësve duhet të bazohen në lloje dhe burime të ndryshme informacioni. Informacioni i marrë nga vlerësimi duhet të tregojë në mënyrë të besueshme, nëse nxënësi është në gjendje të realizojë atë çfarë përshkruhet në rezultatet e të nxënit. Integrimi i llojeve dhe i burimeve të ndryshme të të dhënave të mbledhura gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në situata të ndryshme është kusht i domosdoshëm për të siguruar gjykime të qëndrueshme dhe të paanshme për arritjet e nxënësve.

Llojet e vlerësimit

Gjatë vlerësimit gjykohet dhe merren vendime për përparimin e vazhdueshëm dhe për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit, të përcaktuara në kurrikulën bërthamë, si dhe në planet e programet mësimore. Përmes vlerësimit merret informacion sa më i plotë dhe tërësor për shkallën e zotërimit dhe të demonstrimit të kompetencave nga nxënësit. Llojet kryesore të vlerësimit arsimor janë: -Vlerësimi i brendshëm – Vlerësimi i jashtëm

Vlerësimi i brendshëm

Vlerësimi i brendshëm realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e përditshme mësimore dhe edukative. Ky vlerësim përdor mjete të ndryshme që mundësojnë nxjerrjen në pah të nivelit të zotërimit të kompetencave, konkretisht: – gjerësinë dhe thellësinë e të nxënit të përvetësuar; – gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit dhe për të përparuar drejt të nxënit edhe më sfidues; – zbatimin e të nxënit në situata dhe rrethana të reja. Vlerësimi i nxënësve, përveç formave të ndryshme joformale gjatë gjithë procesit të të nxënit, bëhet edhe nëpërmjet shkallës së vlerësimit që përfshin notat 4 – 10.

Nota 4: Një arritje që tregon performim të pamjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 5: Një arritje që tregon performim minimal të njohurive të reja dhe të kompetencave. 

Nota 6: Një arritje që tregon performim të mjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 7: Një arritje që tregon performim të kënaqshëm të shumicës së njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 8: Një arritje që tregon performim të mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 9: Një arritje që tregon performim shumë mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave. 

Nota 10: Një arritje që tregon performim të shkëlqyer dhe origjinal të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Vlerësimi i arritjes së rezultateve të të nxënit bëhet gjatë dhe në fund të çdo viti shkollor dhe dëshmon nivelin e arritjeve të tyre nga nxënësit.

Vlerësimi i jashtëm

Me vlerësim të jashtëm do të kuptohet vlerësimi i realizuar nga autoritetet qendrore, rajonale e vendore të arsimit (MAS, AKP, ISHA, DAR/ZA).

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime:

– Inspektimi dhe verifikimi të cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle apo bashkie;

– Vlerësimi të standardizuar në nivele arsimore;

– Hulumtimi;

– Vendimmarrjeje në nivele, fusha dhe aspekte të ndryshme në arsim.

Vlerësimet e standardizuara shtetërore organizohen në përfundim të nivelit arsimor.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenesvleresim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shoqja ime e fëmijërisë po largohet nga unë…
Next Article Albas fitoi tre çmime gjatë vitit 2016
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?