Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Nxënësve me aftësi të kufizuar nuk u jepet e drejta për arsim profesional
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Nxënësve me aftësi të kufizuar nuk u jepet e drejta për arsim profesional

portalishkollor
Last updated: October 9, 2020 12:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e ka parë të nevojshme të bëjë thirrjen për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kritereve, vlerësimin dhe emërimin e mësueseve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin dhe formimin profesional, pasi ka parë shkelje.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vërejtur se nxënësit me aftësi të kufizuara, diskriminohen për sa i përket pamundësisë për të ndjekur arsimin profesional, ku shkak për këtë të fundit rezulton mungesa e mësuesit ndihmës. 

“Arsimi profesional për personat me AK do të thotë zhvillimi i atyre kompetencave personale e profesionale të nevojshme, që në të ardhmen do t’ju mundësoj sigurimin e mirëqenies sociale, zhvillimit dhe autonomisë ekonomike”, thuhet në një prononcim që ka bërë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duke shtuar se “Realizimi i këtij qëllimi nënkupton një individ të pavarur, që nuk përbën barrë për familjen dhe shoqërinë gjatë gjithë jetës. Në vitet e fundit, qasjet për përfshirjen në arsimin dhe formimin profesional për këtë kategori njerëzish janë bërë më të arritshme, por një ndër elementët thelbësor për aksesin dhe pjesëmarrjen e personave me AK në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin dhe formimin profesional është mësuesi ndihmës”.

Nisur nga këto, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e ka parë të nevojshme të bëjë thirrjen për hartimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e kritereve, vlerësimin dhe emërimin e mësueseve ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin dhe formimin profesional, pasi ka parë shkelje ndaj këtyre të fundit. 

Një rast konkret që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka paraqitur është ky: “Pas shqyrtimit të një ankese që ka bërë shtetasja me inicialet  Z. B. kundër Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Shkollës së Mesme Profesionale Isuf Gjata, Korçë, me pretendimin diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar, Komisioneri ka dalë me vendimin Nr. 170, datë 19.11.2019, me anë të të cilit ka vendosur, Konstatimin e diskriminimit, të fëmijës me inicale F. B. nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për shkak të aftësisë së kufizuar”. 

Gjithashtu ky Komisioner ka ndërmarrë masa, duke i vendos gjobë institucionit të Ministrisë së financave dhe Ekonomisë për mos hartimin e këtyre akteve.

Marina Kërçeli  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aftesi ndryshee drejta e arsimit profesionalkomisionerimbrojtja nga diskrimini
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plotësimi i formularit A1\A1Z, 8 tetori shansi i fundit për aplikimin në universitet (viti akademik 2020-2021)
Next Article Pse prindërve po u kërkohet numri i ID nga shkollat? Vjen sqarimi nga DPAP
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?