Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Koha e kaluar në rrjetet sociale në një vit është e barabartë me leximin e 200 librave
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Koha e kaluar në rrjetet sociale në një vit është e barabartë me leximin e 200 librave

portalishkollor
Last updated: December 20, 2019 1:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Të lexosh 200 libra në vit është e pamundur? Nëse mendoni kështu e keni krejtësisht gabim. Përmes një llogaritje të thjeshtë, njerëzit vrasin 2250 orë/vit në rrjete sociale dhe TV. Këtë kohë mund ta konvertoni në 200 libra të lexuar.

Unë lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi. Nëse nuk do të kisha filluar së lexuari, mbase do të isha ende tek e njëjta punë, tek e njejta tavolinë, duke parë çdo minut orën e duke thënë me vete: “Këtu do e kaloj gjithë jetën time?” Ndaj, rrëmbeni një libër dhe ndryshojeni jetën tuaj!

Dikush e pyeti Warren Buffett-in se cili ishte sekreti i tij në arritjen e sukseseve. Buffett-i tregoi një pirg librash dhe tha: “Lexoni 500 faqe si kjo çdo ditë. Kështu ndërtohen njohuritë. Të gjithë kanë kapacitet ta bëjnë këtë gjë, por jo të gjithë ia arrijnë qëllimit”. 

Kur gjeta për herë të parë këtë citat të Buffett-it dy vjet më parë, diçka nuk ishte në rregull me jetën time. Ishte dhjetor i vitit 2014. Unë doja të gjeja punën time të ëndrrave. Disa ditë, mendoja dhe thoja: “Nuk dua të rri në punën aktuale edhe për 40 vite të tjera. Nuk dua të vdes në këtë mënyrë”. 

Diçka nuk shkonte. Unë e kam ndjekur recetën. Notat e mira. Rekomandime. Kolegë. Deri këtu dukej se e kisha përfunduar garën time. Isha në tokën e ëndrrave. Por, diçka ishte krejtësisht e  gabuar. 

Çdo ditë, nga tavolina e ëndrrave të punës sime, shikoja drejt e në sytë e njerëzve përreth. Sy totalisht të zbrazur. Nuk kishte asnjë përgjigje, asnjë shpresë, asnjë dëshirë. Në janar të vitit 2015, pashë shprehjen  e Buffet-it. Vendosa ta lexoja atë. Vazhdoja vetëm të lexoja dhe të mos ndaloja derisa të merrja ato përgjigje. 

Nuk u dorëzova, derisa mbërrija në faqen e 500-të, dhe në këto 2 vitet e fundit kam lexuar mbi 400 libra. Vendimi për të lexuar libra, ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime. 

Librat më dhanë kurajon për të udhëtuar. Më dhanë bindjen ta lija punën time. Më dhanë kampione dhe heronj, të cilët duhej t’i kisha si modele dhe i dhanë kuptim botës, tek e cila po jetoja. Do thoja se të lexosh 200 libra në vit është diçka e mrekullueshme. Gjithkush mund t’ia dalë me pak përllogaritje matematikore.

1. Mos u dorëzo që herën e parë

Hera e parë kur dëgjon fjalinë: “Lexo 500 faqe në ditë”, reagimi që vjen është: “Jo, kjo është e pamundur”. Më pas do të fillojnë justifikimet e natyrës: “Jam shumë i zënë”, “Nuk jam i zgjuar mjaftueshëm”, “Librat nuk janë për mua” etj.  

Po sikur të mendoni pak më thellë? Për shembull, Sa kohë duhen për të lexuar 200 libra në vit? Para dy vitesh, unë ndalova së bëri llogaritjen e thjeshtë. Ja se çfarë gjeta: Të lexosh 200 libra në vit nuk është aspak e vështirë.  Thjesht i përngjet shprehjes së Buffet-it: “Të gjithë munden, por shumica e njerëzve as që e marrin mundimin”. 

2. Bëni një llogaritje të thjeshtë

Sa kohë duhen për të lexuar 200 libra në vit? 

Së pari, le të bëjmë dy statistika:

Një njeri mund të lexojë 200-400 fjalë në minut.

Një libër mund të ketë 50.000 fjalë

200 libra shumëzuar me 50.000 fjalë/libër=10 milion fjalë

10 milion fjalë/400 wpm= 25000 minuta

25000 minuta/60= 417 orë. 

Pra, për të lexuar 200 libra, duhet të kaloni 417 orë në vit duke lexuar. 

3. Gjeni kohën

417 orë mund të duken shumë.  Por le ta shikojmë në një tjetër perspektivë. Sa kohë mund të kalojë një njeri në rrjete sociale?

608 orë në rrejete sociale (facebook, instagram, watssup, viber, pinterest)

1642 orë në TV.

Wow, janë 2250 orë që hidhen në mbeturina. Nëse këto orë do i kalonim duke lexuar, atëherë i bie që mund të lexonim 1000 libra në vit. 

Ja e vërteta e thjeshtë që qëndron  pas të lexuarit shumë libra: Nuk është e vështirë. Të gjithë e kemi këtë kohë që na nevojitet. Pjesa e frikshme, që të githë injorojmë, është që jemi shumë të varur, shumë të dobët dhe mbi të gjitha shumë të shpërqëndruar për të bërë gjëra që vërtet kanë rëndësi. Konvertoni kohën që kaloni  në Twitter, apo duke parë të famshëm e shtëpiake të dëshpëruara, për të lexuar libra.

4. Ekzekutoni

Të gjithë e dimë që të lexuarit është diçka e rëndësishme. Të gjithë e dimë që duhet të bëjmë më shumë. Nuk duhet të dështojmë në realizimin e këtij qëllimi. Unë nuk jam perfekt, por ja disa taktika që më kanë ndihmuar mua në realizimin e saj. 

a – Përpiquni t’i keni librat gjithandej dhe të hiqni televizorin nga ambienti juaj.

Nëse jeni duke lënë drogën, a do të vazhdoni të qëndroni në shtëpi? Sigurisht që jo. Media të bën të varur. Të mos e ndjekësh më median mund të jetë po aq e vështirë sa të largohesh nga droga. Nëse doni të lexoni sigurohuni që aksesin me librin e keni shumë të thjeshtë dhe largoni të gjitha pajisjet elektronike nga zona juaj. 

Unë përpiqem të mbaj libra gjithandej, kështu mjafton të zgjedh njërin dhe të vazhdoj të lexoj. Ndërkohë nga ana tjetër kam smartphon-in. Njëri nga appe-t është Kindle, i cili i shërben këtij qëllimi, leximit, ndërsa appe-t e tjera, ju i dini, ato që vrasin kohën… Kjo më çon drejt pikës tjetër. 

b – Ndërtoni një fortesë zakonesh

Thjesht të kesh dëshirë, nuk e ndryshon stilin e të jetuarit. Kështu ju dështoni atëherë kur ju nevojitet më së shumti të ndryshoni. Në vend që të mbështeteni në forcën e mendjes, ndërtoni një fortesë zakonesh- kjo do t’ju ndihmojë në kohë të vështira. 

c – Kur vjen puna tek e lexuara, lexoni në çdo mënyrë/formë. 

Kur vjen puna te e lexuara, ji një fole për të gjithë llojet e librave, jo një specialist. Nëse qëllimi juaj është të lexoni më shumë, lexoni kudo, në telefon, libra letër, libra audio, dhe lexoni kudo, në tualet, në autobuz, etj. 

Bëhuni oportunist. Nëse ju vjen fati, rrëmbejeni atë. Nëse nuk e keni një shans, kërkojeni.

Parajsa Shtini

Për të lexuar artikullin në origjinal, klikoni këtu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASkohalibrarrjet social
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Test gjuhë shqipe, klasa IX
Next Article Kartolinat e nxënësve nga Gjilani për bashkëmoshatarët në Shqipëri, Austri dhe Francë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?