Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Klubi i Librit të PNL takim letrar online me poeten dhe studiuesen Rita Petro
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Klubi i Librit të PNL takim letrar online me poeten dhe studiuesen Rita Petro

portalishkollor
Last updated: April 16, 2020 12:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Klubi i Librit të shkollës së mesme Petro Nini Luarasi vendosi të takohet online me poeten Rita Petro për këshilla leximi, interpretim të poezive të saj dhe interpretime të poezive të Lasgush Poradecit e pjesë nga “Xha Gorioi” i Balzak.

Poetja, studiuesja dhe autorja e teksteve mësimore, Rita Petro, ka zhvilluar një takim letrar online me Klubin e Librit të nxënësve të shkollës “Petro Nini Luarasi”. 

Gjatë këtij takimi të veçantë ata shkëmbyen këshilla leximi, ndërsa vetë poetja Petro u ndal tek disa poezi të sajat duke i interpretuar, por vëmendje në këtë takim i kushtuan edhe poezive të Lasgush Poradecit dhe pjesëve nga libri “Xha Gorioi” i Balzak. 

Për poeten Rita Petro ky ishte një takim ndryshe dhe mbreslënës. Pas mbarimit të tij Petro ka dhënë përshtypjet e saj. “Me petroninsat një mbasdite e veçantë, me nxënës që kërkojnë t’u respektohet mendimi i tyre i pavarur… shpresë për ndryshim…”, ka shkruar ajo, ndërsa ka vazhduar duke thënë se: “E prita me shumë kënaqësi ftesën e Orianës, mësueses së veçantë të letërsisë për një bisedë online me nxënësit e Petro Ninit. Falenderoj shumë drejtoreshën e gjimnazit Teutën që bashkëbisedoi me ne. Folëm për krijimin si nxitje e frymëzim, por më shumë u ndalëm te mënyra më e mirë e studimit te autorëve dhe veprave letrare, për raportin mes vlerësimit objektiv të studimit të letërsisë dhe vlerësimit subjektiv e shijes estetike që marrim kur lexojmë një vepër letrare”. 

Mei Misaki, një nga nxënëset, shtroi dilemën e të drejtës apo të respektimit të mendimeve ndryshe përsa i përket vlerave apo shijeve letrare. 

“Absolutisht kishte të drejtë, sepse dyshimi i argumentuar nxit te të rinjtë tanë mendimin kritik dhe të pavarur”, është shprehur Rita Petro. 

Gjatë këtij takimi letrar online, bashkëbiseduesit janë ndalur edhe te vlerësimi i eseve, që ndodh ndonjëherë të jetë i gabuar kur mësuesi nuk mbështetet në standarde, por në idetë e veta personale. 

Thembra e Akilit për këtë takim online ishte provimi i maturës për letërsinë. U diskutua për disa “shenja e sinjale” që patjetër duhen përvetësuar e që do ta udhëheqin nxënësin në mënyrën më të drejtë e më të thjeshtë në studimin e veprave të mëdha letrare, për të mos humbur në labirinthet e artit të letërsisë.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klubi i libritonlinetakim letrar
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ese argumentuese nga Megi Ajdini: “Atdheu do të shkatërrohet në qoftë se prindët merren nëpër këmbë”- Balzak
Next Article Lorela Garuli: Efektet psikologjike të mësimit online tek mësuesit, nxënësit dhe roli i familjes
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?