Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Klodian Briçi, fitues i Çmimit “Hans Christian Andersen” 2023 për përkthimin në shqip të “Përrallat e Andersenit” nga ALBAS
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Klodian Briçi, fitues i Çmimit “Hans Christian Andersen” 2023 për përkthimin në shqip të “Përrallat e Andersenit” nga ALBAS

portalishkollor
Last updated: March 1, 2023 11:02 am
portalishkollor
Share
SHARE

Klodian Briçi me përkthimin e plotë “Përrallat e Adersenit” botuar nga Albas, është shpallur fitues i çmimit të madh “Hans Christian Andersen” 2023 në Danimarkë. “Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit”, bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Shqipëria është fituese e Çmimit “Hans Christian Andersen” 2023. Komiteti i Çmimit të madh “Hans Christian Andersen” në Danimarkë, ka vlerësuar përkthyesin Klodian Briçi si përkthyesin më të mirë të Andersenit për vitin 2023 në gjuhë të tjera. 

Mes përkthyesve nga e gjithë bota është nderuar me këtë çmim të rëndësishëm, përkthimi i plotë i “Përrallave të Andersenit” në gjuhën shqipe, botuar nga “Albas”.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti teksa shkroi në rrjete sociale se “është kënaqësi të ndash jo vetëm me dashamirësit e letërsisë, lajmin e mirë se për herë të parë, Shqipëria është shpallur fituese e Çmimit të madh që jepet çdo vit nga Komiteti ‘Andersen’ në Danimarkë”.

Siç citon ministrja Margariti, ky është një çmim i merituar nga Klodian Briçi, përkthyes i mbi 40 veprave të rëndësishme nga letërsia e botërore në gjuhën shqip, për përkthimin “Përrallat e Andersenit”  botuar nga ALBAS (101 përralla). “Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit”, tha Margariti.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për këtë rast, përkthyesi Klodian Briçi është shprehur entuziast për çmimin e marrë: “Më në fund, Çmimi Andersen erdhi në Shqipëri si nderim për gjithë përkthyesit e vjetër që vunë themelet e përkthimësisë në shqip. Jam i kënaqur që u vlerësova pas më shumë se 20 vjet pune të palodhur dhe mbi 40 libra që kam përkthyer, një pjesë e të cilëve janë kryevepra të letërsisë botërore!”. 

Klodian Briçi është një përkthyes i mirënjohur shqiptar, i cili ka përkthyer më shumë se 40 libra, kryesisht nga anglishtja dhe italishtja, por edhe romane të shkrimtares suedeze, Selma Lagerlöf. 

“Përkthimi i Klodian Briçit, jo vetëm që pasuron korpusin gjithnjë e në rritje të veprës së Andersenit në gjuhët e huaja, por i shton korpusit të letërsisë shqipe një autor të madh të letërsisë botërore”, kështu u shpreh Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet më 2 prill, ora 16:30 në Theatre of Odense në Danimarkë. Ndër të tjera, Çmimi do të dorëzohet nga kryetari i Bashkisë së Odense, Peter Rahbæk Juel. 

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Librat e sugjeruar nga ALBAS për t’i thënë JO diskriminimit
Next Article Mentor Kikia: Kush e ka fajin për degradimin e një gjenerate?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?