Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kini pak durim, ndihmojini fëmijët tuaj!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Kini pak durim, ndihmojini fëmijët tuaj!

portalishkollor
Last updated: October 5, 2020 9:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ndodh shpesh që ju si prindër të mërziteni, të bërtisni për gabimet që bën fëmija juaj, dhe më pas ju vetë bëheni indiferent ndaj sjelljeve të tyre. Por lexoni shkrimin e mëposhtëm për të kuptuar arsyen se përse fëmija juaj vepron në atë mënyrë, dhe si duhet të jetë sjellja juaj në këto raste.

Prindër, kini pak durim, ndihmojini fëmijën të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libra, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur. 

Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla, pasi fëmija nuk i di gjërat, ai i mëson nga ju. Fëmija nuk mund të luaj e mësojë i vetëm pa praninë e të rriturit. Këto veprime, si prishja e lodrave dhe grisja apo zhubrosja e librave, janë veprime që tregojnë se fëmija ndihet vetëm. Ai, fëmija, është i vogël, është i parritur, por ka shumë energji dhe po nuk u përfshinë aktivitete të ndryshme së bashku me të rriturin, ai ndihet i vetmuar dhe i mërzitur. Vetmia dhe mërzia, që fëmija provon, sidomos kur mbetet vetëm me sendet dhe nuk ka njeri pranë, që t’i demonstrojë se çfarë di të bëjë dhe të mësojë edhe gjëra të reja, ato ndjesi do t’i shkarkojë në gjërat e sendet, që varen nga ai. Sendet, lodrat dhe sidomos librat, të cilat, nga që nuk di çfarë të bëjë me to, i prish, i gris apo i zhubros. Ai, fëmija mund ta ketë mësuar, që këtë libër që i lexon mami apo babi, dhe ai kënaqet, por kur është vetëm, libri nuk e kënaq. Kështu fëmija e gris ose e zhubros.


Nëse prindi nuk tregon kujdes për librat, lodrat dhe sendet e tjera të fëmijës, pra nuk i sistemon, nuk i tregon se duhet ta ruajë, që ta përdorin edhe herë të tjera, atëherë ky është dhe modeli që i demonstroni fëmijës, dhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë, do t’i trajtojë, pa kujdes.

Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së pishës, cilësohet fëmijë i neglizhuar.

Lira Gjika

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASdurimlira gjikandihmojini femijet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ja se çfarë duhet të bëni ju si prindër për një javë të suksesshme dhe një rutinë të qetë
Next Article Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, mbështetje e inkurajim për arsimtarët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?