Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kinë, uniformat që monitorojnë vendndodhjen e nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Kinë, uniformat që monitorojnë vendndodhjen e nxënësit

portalishkollor
Last updated: March 18, 2019 10:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Disa shkolla në jug të Kinës po përdorin “uniformat e zgjuara”, të cilat survejojnë nxënësit, nëse ata janë jashtë shkollës. Përmes këtyre uniformave, nxënësit nuk mund të dalin  pa leje, jashtë ambienteve të shkollës, sepse uniformat e tyre janë të pajisura me një çip, që lokalizojnë nxënësit dhe mund të regjistrojnë çdo hyrje dhe dalje nga shkolla. Nëse një nxënës largohet nga shkolla pa leje, çipi do të kthehet në alarm.

Kur një student arrin në shkollë, përmes uniformës merret fotografi në hyrje të saj. Kjo ka ndodhur në një shkollë në provincën Guigou, e cila ka përdorur uniforma “të zgjuara” që nga nëntori i vitit të kaluar. Të gjithë nxënësit janë të detyruar t’i veshin këto uniforma. Edhe në Guangxi po zbatojnë këtë metodë të re të monitorimit të nxënësve. I gjithë stafi pedagogjik, drejtorët dhe mësuesit janë shumë të kënaqur nga kjo metodë e re.

Disa media i kanë kritikuar, sepse këto uniforma shënojnë orën, datën, filmojnë momentin kur nxënësi hyn në shkollë dhe prindi përmes një aplikacioni të thjeshtë në celular mund ta shikojë. Njëmbëdhjetë shkolla në provincën jugperëndimore të Guizhou kanë prezantuar uniformat, të zhvilluara nga firmat lokale të teknologjisë Guizhou Guanyu Technology.

Një sistem GPS, përcjell lëvizjet e nxënësve edhe pasi të kenë lënë ambientet e shkollës. Vihet re një rregullsi më e madhe, pas përdorimit të këtyre uniformave. Hartuesit e kësaj ideje e kanë punuar projektin me detaje, aq sa fëmijët nuk mund të shkëmbejnë uniformat me njëri tjetrin.

Kompania që u mor me prodhimin e uniformave, publikoi një deklaratë publike duke thënë se uniformat “përqëndrohen në çështjet e sigurisë” dhe sigurojnë një “metodë të mençur të menaxhimit” që është e dobishme për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Uniformat janë kritikuar në mediat sociale. Disa nga kritikat janë:

 “Nëse do të ishit fëmijë, a do të dëshironit të monitoroheshin 24 orë në ditë?” 

“A nuk kanë fëmijë të drejtat e njeriut dhe privatësinë?” 

Lin Zongëu, drejtor i shkollës 11 të Renhuai në Guizhou, tha megjithëse shkolla ishte në gjendje të gjurmonte studentët në çdo kohë, ata e përdorin këtë teknologji me masë.

“Ne zgjedhim të mos e kontrollojmë vendndodhjen e saktë të nxënësve pas shkollës, por kur nxënësi ikën pa drejtim e nuk shkon në shtëpi, apo ikën nga ora e mësimit, uniformat ndihmojnë në gjetjen e tyre” 

Guanyu Technology, kompania që i prodhoi mbrojti veten nga kritikat duke këmbëngulur se firma “respektonte dhe mbronte të drejtat e njeriut”.

Kjo nuk është hera e parë që Kina ka përdorur teknologji për të monitoruar nxënësit në shkollë. Në maj, u zbulua se një shkollë në Hangzhou kishte instaluar kamera për të matur vëmendjen e nxënësve në klasë.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kinenxenesunifromat
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rita Petro, “Amazona” e betejave epike të modernitetit – Profili i një fenomeni social dhe artistik
Next Article Mjetet që duhen për përvetësimin e aftësisë së TIK-ut në mësimdhënie
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?