Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Këshilla se si t’i motivoni nxënësit të duan të lexojnë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Këshilla se si t’i motivoni nxënësit të duan të lexojnë

portalishkollor
Last updated: November 22, 2021 10:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Si mësimdhënës, ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i motivuar nxënësit që ta duan leximin. Të gjithë e dimë se shpërblimet e leximit janë të shumta.

1. Lërini nxënësit t’ju shohin duke lexuar

Nëse do t’i inkurajoni nxënësit tuaj që të lexojnë, atëherë më mirë sigurohuni që po udhëheqni me shembull. Në vend që të vlerësoni testet e tyre kur nxënësit lexojnë në heshtje, lexoni një libër. Flisni me ta për librin që po lexoni dhe se si mezi prisni ta vazhdoni leximin para kohës së gjumit. 

2. Lërini nxënësit të lexojnë të gjithë librin përpara se ta diskutojnë atë

Jepuni nxënësve mundësinë të lexojnë librin përpara se ta ndërpreni dhe të flisni rreth ngjarjes. Ndonjëherë kur gjithçka që bëni është të flisni për mjedisin ose zhanrin, ju po i hiqni të gjithë argëtimin dhe kënaqësinë e historisë. Jepuni nxënësve mundësinë ta lexojnë atë një herë, më pas mund të shkoni kapitull pas kapitulli dhe të zbërtheni.

3. Ftoni një autor në klasë

Një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur dashurinë për leximin është të ftoni një autor në klasën tuaj për të diskutuar mbi librin e tij. Kjo mund t’i frymëzojë nxënësit tuaj që të lexojnë apo edhe të jenë vetë autorë një ditë.

4. Mësojuni nxënësve strategjitë e leximit

Ka shumë raste kur nxënësve nuk u pëlqen të lexojnë sepse është e vështirë për ta. Mësojini atyre strategjitë e leximit (shembull leximin e përsëritur) për t’i ndihmuar ata të ndihen të sigurt dhe të lexojnë rrjedhshëm.

5. Krijoni klubin e librit

Klubet e librit dhe grupet e leximit janë një mënyrë e shkëlqyer që nxënësit të shoqërohen dhe të ndajnë mendimet e tyre. Ky ndërveprim e bën leximin shumë më të këndshëm dhe rrit aftësitë e tyre të të kuptuarit.

6. Lërini nxënësit të zgjedhin librat e tyre

Studimet kanë treguar se kur nxënësit zgjedhin librat e tyre, ka më shumë gjasa që ata t’i lexojnë. Sigurohuni që të keni një bollëk zhanresh dhe temash të ndryshme në bibliotekën e klasës suaj, nga të cilat nxënësit mund të zgjedhin.

7. Ndihmoni nxënësit të kuptojnë rëndësinë e leximit

Ndonjëherë vetëm njohja e fakteve mund të inkurajojë dikë që ta shohë botën e tyre ndryshe. Për shembull, duke ditur se mbajtja e një stili jetese të shëndetshme mund të na ndihmojë të jetojmë një jetë më të gjatë, mund të na motivojë të bëjmë zgjedhje më të mira për jetën. Paraqitja e përfitimeve të leximit mund të jetë mënyra më e mirë për të rritur vlerësimin dhe për të inkurajuar studentët që të marrin një libër vetë.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASklubi i libritmotivimnxenesit te lexojne
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fjali inkurajuese që mund të përdoren nga mësimdhënësit për të motivuar nxënësit
Next Article Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?