Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Karta e performancës, “Flatrat e dijes” shkolla më e mirë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Karta e performancës, “Flatrat e dijes” shkolla më e mirë

portalishkollor
Last updated: January 23, 2018 12:00 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo vit, DAR Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MASR. Për të tretin vit radhazi “Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e mesme shpallet në vendin e parë.

NE, “Flatrat”, e kemi këtë aset, të guxuarit i cili sjell ndonjëherë vështirësi të prekshme e në dukje të pamundura. 

Kështu ndodhi kur 47 klasat e shkollës u pajisën me Tabela Interaktive Multimediale, sot e shtatë vjet më parë. 

Për të përballuar sfidat pedagogjike dhe për t’u zhvilluar profesionalisht, mësuesit  e shkollës sonë janë përfshirë në platformën eTwinning dhe janë vlerësuar me 30 Etika Kombëtare dhe 7 Etika Europiane në projektet e realizuara në bashkëpunim me shkollat europiane.

eTwinning është  një prej iniciativave më dinamike dhe më të suksesshme të Komunitetit Europian prej 12 vjetësh. Ai u dedikohet praktikave të reja në edukim, duke nxitur bashkepunimin  e shkollave europiane për të përdorur metoda të reja të mësimdhënies.

eTwinning synon ta bëjë mësimdhënien dhe të mësuarit më të thjeshtë, argëtues dhe gjithëpërfshirës, duke bërë që nxënësit të ndihen më të motivuar.

Por sa shpërblyes është rezultati kur këmbëngul! 

Çdo vit, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MASR. Për të tretin vit radhazi “Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e mesme shpallet në vendin e parë midis 101 shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme të Bashkive Fier. 

Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 14 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të provimeve të lirimit dhe maturës shtetërore, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit, numri i projekteve te fituara, çmimet e marra ne konkurset kombëtare e ndërkombëtare etj.

Dhe dëshmitarë të kurorëzimit me sukses të punës dhe mundit të tyre gjatë, janë maturantët, të cilët, si pjesë e traditës së “Flatristëve”, shkëlqejnë në provimet e maturës shtetërore.

Rovena Hoxha, Institucionet Arsimore “Flatrat e dijes”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Fierflatrat e dijes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rrjeti profesional i gjuhës shqipe dhe letërsisë takim me mësuesit
Next Article Atributet e mësimdhënësit bashkëkohor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?