Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kanali i Korfuzit apo kanali i Korfuzit?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kanali i Korfuzit apo kanali i Korfuzit?

portalishkollor
Last updated: June 2, 2017 9:28 am
portalishkollor
Share
SHARE

Cila është trajta e saktë e këtyre emërtimeve: Kanali i Korfuzit apo kanali i Korfuzit? Gadishulli Ballkanik apo gadishulli Ballkanik? Gadishulli i Ballkanit apo gadishulli i Ballkanit?

Si t’i shkruajmë saktë emërtimet gjeografike a të një vendi me dy a më shumë fjalë? 

Si duhet ta përdorim saktë shkronjën e madhe te këto emërtime gjeografike (kur nuk janë në fillim të fjalisë). Le të marrim disa shembuj për ta kuptuar më mirë.

Cila është trajta e saktë e këtyre emërtimeve (kur nuk janë në fillim të fjalisë)

– Gadishulli Ballkanik apo gadishulli Ballkanik?

– Gadishulli i Ballkanit apo gadishulli i Ballkanit?

– Kanali i Korfuzit apo kanali i Korfuzit? 

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhet të kujtojmë se si shkruhen emërtimet gjeografike me dy a më shumë fjalë. 

ATËHERË, shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të një emërtimi gjeografik a të një vendi prej dy a më shumë fjalësh, përveç nyjës. P. sh.: Azia e Vogël, Drini i Zi,  Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Iberik, Gjiri Persik, Lëndina e Lotëve, Vau i Dejës, Qafa e Thanës, Mali me Gropa, Përroi i Thatë, Bjeshkët e Nemuna, Bregu i Fildishtë, Briri i Artë, Deti i Kuq, Deti i Vdekur, Fusha Mbret, Gropa e Shkodrës, Guineja e Re, Guri i Bardhë, Kepi i Gjelbër, Kepi i Shpresës së Mirë, Kodra e Kuqe, Kunora e Dardhës etj.

POR KUJDES! Emrat e përgjithshëm gjeografikë, si: breg, buzë, çukë, det, fushë, gadishull, grykë, ishull, kanal, kep, kodër, liqen, lumë, majë, tunel, ngushticë, përrua, qafë, qytet, shkretëtirë, shpellë; tropik, vargmal etj., kur nuk janë pjesë përbërëse e një emërtimi të përveçëm, por përdoren si përcaktues të një emri gjeografik ose përcaktohen prej tij, shkruhen me shkronjë të vogël: Dhe kemi: deti Adriatik, deti i Kinës Jugore, fusha e Korçës, fusha e Myzeqesë, gadishulli i Ballkanit, gryka e Këlcyrës, gjiri i Vlorës, ishulli i Korintit, ishulli i Sazanit, kanali i Korfuzit, kanali i Suezit, kepi i Rodonit, kroi i Zejmenit, liqeni Bajkal, liqeni i Prespës, lumi i Matit, maja e Korabit, ngushtica e Bosforit, ngushtica e Gjibraltarit, qafa e Llogorasë, shpella e Dragobisë, tropiku i Gaforres, vargmali i Andeve etj.

Atëherë, trajtat e sakta të emërtimeve të mësipërme janë:

Gadishulli Ballkanik – këtu fjala “gadishull” është pjesë e emërtimit, ndaj duhet gjithmonë me shkronjë të madhe.

gadishulli i Ballkanit – këtu fjala “gadishull” është emër i përgjithshëm gjeografik, ndaj duhet me shkronjë të vogël (gjithmonë kur nuk fillon fjalia me këtë emërtim).

kanali i Korfuzit – këtu fjala “kanali” është emër i përgjithshëm gjeografik, ndaj duhet me shkronjë të vogël (gjithmonë kur nuk fillon fjalia me këtë emërtim).

(Përgatiti: Sevi Agolli)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuhesorerregull
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 13-vjeçari shqiptar triumfoi në konkursin ndërkombëtar
Next Article PE redukton TVSH-në për librat elektronikë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?