Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Ju lutem mos i bërtisni”, letra emocionuese e një nëne për mësuesen e djalit të saj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Ju lutem mos i bërtisni”, letra emocionuese e një nëne për mësuesen e djalit të saj

portalishkollor
Last updated: September 13, 2020 9:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nuk është nga ato letrat e zakonshme që na ndodh shpesh të lexojmë, është letra e një prindi që ndan shqetësimin që ka për rifillimin e vitit shkollor aspak të zakonshëm. Ja se çfarë shkruan Linda Bushgjokaj për mësuesen e djalit të saj. 

Letër mësueses

E dashur mësuese,

Po ju drejtohem ju, personit me të cilin tani e tutje, do të ndaj edukimin e fëmijës tim. Po fillon viti i ri shkollor, më i vështiri që kam përjetuar unë deri tani. 

Është hera e parë që një vit shkollor fillon sikur të ishte kohë luftë. 

Është hera e parë që nxënësit e shohin shkollën e tyre pas gjashtë muajsh. 

Është hera e parë që nxënësit ndahen nga shokët e tyre pa u takuar ende me ta. 

Është hera e parë që mësuesja nuk lejohet tu afrohet nxënësve të saj….

Është hera e parë për shumë gjëra, sidomos për ata që shkelin në shkollë për herë të parë.

Ju lutem, a mund t’i keni parsysh disa kërkesa të miat si prind që e ka merak fëmijën po aq sa edhe ju?!

Duke filluar që nga dita e parë, do të jetë një emocion shumë i vecantë, pasi rrethohet me të panjohur dhe të panjohura. Do ta ketë të vështirë ta dallojë cila është mësuesja e tij, pasi të gjitha do të jenë me maska. Ju lutem, hiqeni maskën në momentin e parë, vetëm sa për t’i dhënë një buzëqeshje! Është imazhi që nuk do ta harrojë kurrë! Pavarësisht se nuk e kam për herë të parë, kur të largohem nga shkolla dhe ta lë aty, gjysma e zemrës sime do të ngelet me të. Me vete do të marr merakun se si do të jetë, si do t’i shkojë, si do t’i përjetojë rregullat e reja? E kam porositur fort që ta mbajë maskën gjatë gjithë kohës, pavarësisht se nuk e mban në asnjë ambjent tjetër, por jam e sigurt që do të dojë ta heqë 20 herë gjatë një ore mësimi! Nuk është mësuar, e ka shumë bezdi dhe mundet vetëm të luajë me të, prandaj ju lutem, mos i bërtisni, por me kujdes gjeni një mënyrë për t’ia rikujtuar që duhet vënë maska përsëri. Nuk mund të rrijë pa u kthyer para e mbrapa, se kështu është zemra e vogël, nuk rrin dot ngulur në një vend, prandaj ju lutem mos i bërtisni por gjeni një mënyrë për tia tërhequr vëmendjen! 

Do të jetë shumë e vështirë që të përqendrohet kur nuk e shikon gojën tuaj duke lëvizur. Sidomos nëse vini mbrojtësen e tejdukshme, do të fillojë të mendojë për filmat që ka parë dhe as nuk do ta kuptojë që është në klasë. Kam një merak e dashur mësuese, si do tia bëjë fëmija im nëse do të ketë nevojë të shkojë në tualet ndërkohë që është në shkollë? Sigurisht që unë do ta coj para se të dalë nga shtëpia, por a mund të durojë derisa të kthehet në shtëpi? Kam frikë se më duhet t’i jap rroba ekstra me vete se nuk i dihet! Ju lutem konsiderojeni këtë nevojë. Jo gjithmonë fëmijët kërkojnë të shkojnë në tualet për qejf. Orari i shkurtuar do të jetë një problem më vete! Ju do të jeni në stres për të realizuar në kohë programin, por fëmijët thjesht duan ta shijojnë shkollën, madje po presin orën e fizkulturës apo të punëdores për t’u argëtuar dhe për të cliruar pak energjitë e tyre. Kam shumë frikë se duke bërë vetëm mësim për të realizuar planin që ju kanë dhënë, nuk do ta ketë me qejf shkollën për të cilën i kemi fulur aq bukur! 

E di që rregullat nuk i keni vënë ju, por unë me ju do të kem lidhje direkt për fëmijën tim, prandaj e ndiej të nevojshme t’jua shpreh shqetësimin.

Jam e sigurt se edhe ju do të përjetoni të njëjtat gjëra për fëmijën tuaj i cili është në shkollë tjetër apo në shtëpi ndërkohë që pret të vijë turni i tij. Ju lutem, përpiquni të silleni me fëmijën tim në po atë mënyrë që do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj. 

Ju lutem, edhe një gjë të fundit, mos e bëni këtë vetëm për fëmijën tim, por për të gjithë fëmijët që keni në klasë!

L.B

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:leter mesuesemos i bertisniprind
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dhurata Kasa: Nuk ka njerëz më të guximshëm se MËSUESIT!
Next Article Pranvera Paplekaj: Mësuesit ndihmës dhe psikologët i pret një vit shkollor plot sfida dhe të papritura
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?