Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ja cilat janë dhe ku ndodhen shkollat më të veçanta
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Ja cilat janë dhe ku ndodhen shkollat më të veçanta

portalishkollor
Last updated: February 14, 2017 11:54 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ju sjellim shkollat më të veçanta në botë, si nga mënyra e ndërtimit, metoda e mësimdhënies… gjithçka është unike. Pasi t’i shikoni me siguri do të donit që ju ose fëmijët tuaj të studionin ne një nga këto shkolla.

Këto janë shkollat më të çuditshme në botë. Mbase,kur t’i shihni do të kishit dashur që edhe shkolla juaj të ishte si një prej tyre.

Shkolla lundruese në Makoko, Lagos, Nigeri

Kjo shkollë lundruese është një ndërtesë unike prej druri që gjendet në rajonin bregdetar të Afrikës. Shkolla u ndërtua në këtë formë për t’i mbijetuar përmbytjeve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lagunë. Shkolla ka kapacitetin të mbajë 100 nxënës, edhe në kushte ekstreme të motit.

Shkolla Kub më Kopenhagë, Danimarkë

Kjo shkollë funksionon si një klasë gjigante ku studiojnë rreth 1100 nxënës. Mësimi zhvillohet në një kub gjigant xhami. Hapësira është e ndarë në seksione të quajtura bateri, të pajisura me ndenjëse komode për t’i inkurajuar nxënësit të jenë më fleksibël dhe kreativë.

Shkolla në botën e vërtetë, Rhode Island, Shtetet e Bashkuara

Në fillim nxënësit mësojnë çfarë pëlqejë vërtetë. Studentët shoqërohen me mentorë të cilët punojnë në fushat ku fëmijët dëshirojnë të punojnë një ditë. Kjo do të thotë se studentët mësojnë vetëm atë që atyre do t’u duhet vërtetë në karrierën e tyre të ardhshme. Kjo strategji mësimi aktualisht miratohet nga 55 shkolla në mbarë vendin.

Shkolla që duket si një zyrë, Ohio, SHBA

Kjo shkollë nuk ka klasa. Brenda dhomës kryesore është një zyrë e madhe me 300 dhomëzat (një për çdo student). Çdo nxënës ka kompjuterin e tij që e udhëzon atë përmes një plani individual mësimit. Studentët mësojnë vetë, dhe në qoftë se ata kanë pyetje, mund t’u drejtohen instruktorëve për ndihmë. Shkolla është e hapur për të gjithë nxënësit në klasat 3-12.

Shkolla e Silicon Valley, San Francisco, Kaliforni

Kjo shkollë nuk ka të bëjë me parimet e një qasjeje tradicionale të mësimdhënies. Strategjia e mësimit ka për qëllim ta bëjë fëmijët të mendojë në mënyrë fleksibile dhe të përmirësojë aftësitë e tyre teknologjike. Fëmijët përdorin një iPad, për të bërë një ‘playlist’  të aktiviteteve. Shkolla edukon fëmijët të moshës 4 deri në 14 vjeç.

Shkolla pa lëndë, Toronto, Kanada

Kjo është shkolla ku nxënësit trajtohen në mënyrë të barabartë me mësuesit. Edukatorët këtu janë vetëm vëzhgues të cilët mund t’i këshillojnë nxënësit, por nuk i detyrojnë ata. Nuk ka detyra shtëpie, vlerësimet apo orare strikte. Studentët, pavarësisht nga mosha e tyre, marrin pjesë vetëm në klasën që u pëlqen. Fëmijët janë të lirë të vendosin se si të shpenzojnë ditën e tyre shkollore dhe çfarë do të bëjnë.

Shkolla më e gjelbër në botë, Francë

Duket se çdo metër katror e kësaj shkolle ka qenë përdorur si një lëndinë. Çatia e ndërtesës dhe të gjitha oborret janë të mbuluara me bar. Besohet se qëndrimi në klasa me pluhur është i dëmshëm, dhe nxënësit duhet të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, duke kaluar sa më shumë kohë jashtë të jetë e mundur. Në mot të ngrohtë, mësimi zhvillohet në natyrë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkolleunike
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Duaje fort lëndën, nxënësit, puno. Suksesi është i garantuar
Next Article 15 detyra që çdo nxënës duhet t’i bëjë në verë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?