Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ismail Kadare fiton “Nobelin Amerikan” të letërsisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Ismail Kadare fiton “Nobelin Amerikan” të letërsisë

portalishkollor
Last updated: October 17, 2019 11:42 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ismail Kadare nderohet me çmimin letrar “Neustadt”, një çmim mjaft prestigjoz dhe i rëndësishëm. I nominiuar me romanet “Prilli i thyer” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ai u bë fitues i “Nobelit Amerikan”.

Ismail Kadare triumfon me një çmim mjaft prestigjoz dhe të rëndësishëm. Çmimi letrar “Neustadt” e ngre shkrimtarin shqiptar në një tjetër lartësi. Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkuronin për këtë çmim. Ai u nominua me romanet “Prilli i thyer” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.   

Prilli i thyer është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare. I publikuar së pari në vitin 1980 në përmbledhjen “Gjakftohtësia”, ky libër që për temë ka besën, gjakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore të Shqipërisë Veriore, është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë dhe është filmuar disa herë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon Kanuni që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton.

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është botuar së pari më 1963 në Tiranë. Vepra nisi si një tregim të cilin e botoi më 1962 dhe më pas u përpunua dhe u botua si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në gjuhë të tjera dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. U çmua nga gazeta pariziene Le Monde si një ndër 100 librat e shekullit XX.

Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë. Kjo ishte radha e shkrimtarit tonë të shquar, i cili përmes dy veprave të rëndësishme lë gjurmë jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore.

Nëntë finalistët ishin:

1 – Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare 

2 – Romancieri francez Emmanuel Carrère 

3 – Poeti amerikan Jorie Graham

4 – Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn 

5 – Romancieri guatemalas Eduardo Halfón

6 – Romancieri palestinian Sahar Khalifeh 

7 – Poeti maroken Abdellatif Laabi 

8 – Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle 

9 – Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ismail kadareletersinobel
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vlerësimi i vazhduar, modele testesh, klasa IV
Next Article Botimi i ri “Çfarë muzike!”, grupe të Rock-ut botëror dhe shqiptar në një vend
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?