Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Investoni në arsim, investoni për të ardhmen!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Investoni në arsim, investoni për të ardhmen!

portalishkollor
Last updated: January 24, 2023 8:54 am
portalishkollor
Share
SHARE

Arsimi sot ka nevojë për vepra, jo për fjalë. Mos harroni se ky vend, ky shtet varet nga misionarët e dijes. Mos harroni se nga mësuesit kanë dalë doktorët, infermierët, inxhinierët, kryetarët, ministrat, deputetët etj…E pra, gjëja e parë që duhet të investojmë të gjithë së bashku është arsimi.

Dikur ishte koha ku arsimi kishte vlerë, disiplinë, rregull, etj…

Dikur mësuesi kishte autoritet dhe seriozitet në punë…

Ishte koha ku mezi prisnim të na ngrinte mësuesi në mësim e të dëgjonim në fund se cfarë note morëm, pra vlerësimin.

Arsimi dhe ndryshimi i theksuar i ligjeve në vendin tonë, thjesht i ka zbehur shpresat për dijen. Ka zbehur nxënësit të prekin librat. 

Fëmijët e sotëm duan shembuj, jo eksperimente tek ndryshimet që ne të rriturit idejojmë apo marim shembuj nga vendet e tjera..

Por dhe mësuesëve nuk e del koha mjaftueshëm për shpjegim sepse do meren më tepër me letra sesa me nxënësit. 

Në ditët e sotme e vërteta është shumë e kollajshme të thuhet por para se të flitet e të shkruhet duhet të njihet me realitetin. 

Dikur metodologjia e mësimdhënies ishte më e thjeshtë, më e kuptueshme.

Dikur kishim kabinete nëpër shkolla ku nxënësi informohej për secilën lëndë.

Pra, e theksoj dhe e ngre zërin se mësimdhënia nëpër shkolla dhe për secilën lëndë duhet të jetë më efektive për nxënësit.

  1. Mësuesit të përdorin atë metodologji që nxënësi arrin dhe e kupton mësimin.
  2. Atë metodologji që situatat e vështira të bëhen sa më të thjeshta në klasë apo në çdo lëndë. 
  3. Mësuesit duhet të bashkëpunojnë fort me aktorët e tjerë që janë katalizatorë të të nxënit. 
  4. Misionin tonë si mësues e përmbushim vetëm atëherë kur ne e përmbushim me përkushtim e profesionalizëm. 
  5. Të shkëmbejmë përvojat tona, duke mësuar e duke lënë gjurmë tek njëri-tjetri, nga shkolla në shkollë, nga zona në zonë, deri në planin kombëtar. 

Dhe kjo metodologji duhet të jetë efektive si për drejtuesit por edhe për mësuesit nëpër shkolla. 

Pra, në atë kohë nuk kishte vetëm shpjegim por shpjegim, eksperimente etj….

Sot, ndoshta e vërteta është e hidhur…

Ndoshta investohet për arsimin nëpër bashkitë tona por varet se ku shkon ai buxhet që miratohet nga lartë. 

Sot ndoshta vjen baza matriale nëpër institucionet përkatëse por nëpër shkolla varet sesa bazë matriale çojnë.

E kam nga përvoja ime sepse më duhet të blej fletat e formatit, kompjuter, printer, detergjent për higjenën në shkollë etj. 

Ndërsa për kabinete as që bëhet fjalë. 

Ku çalon arsimi? 

Pse nuk e ngrejmë të gjithë zërin për një mbarëvajtje sa më cilësore në arsim?

Nëse shkollat tona në të gjithë vendin do të kishin kabinete, do të kishin ngrohje atëherë do të kishim shkolla të sigurta.

Nëse tek mësuesit nuk do të bëheshin diferencime, ky/kjo  i/e mirë , kjo/ky e/i paaftë, mbarëvajtja e arsimit do të ish një kryevepër.

Ku janë trajnimet nga njerzit e aftë? 

Fjalë të bukura mund të shkruajmë të gjithë nëpër rrjetet sociale apo të mbajmë fjalime kur jemi në krye. 

Por arsimi sot ka nevojë për vepra, jo për fjalë.

Mos harroni se ky vend, ky shtet varet nga misionarët e dijes. 

Mos harroni se nga ata/ato mësues kanë dalë doktorët, infermierët, inxhinierët, kryetarët, ministrat, deputetët etj…

E pra, gjëja e parë që duhet të investojmë të gjithë së bashku është arsimi. 

Investimi i dijes është gjurma më e mirë që duhet të lërë një ministër, drejtues, kryetar bashkie apo edhe ndonjë biznesmen. 

Pa arsim, pa dije nuk je askushi dhe pse mund të kesh lluksin, vilat apo ku ta di unë! 

Investoni për të ardhmen…

Mimoza Xhindi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASinvestoni ne arsiminvestoni per te ardhmenmimoza xhindi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të gjithë njerëzit kanë anë të këqija dhe të mira
Next Article Detajet që nuk duhen neglizhuar në vizatimin e fëmijës, ju tregojnë vështirësitë dhe ankthin që mund të ketë – Lorela Garuli
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?