Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Inteligjenca artificiale do të mendojë si një njeri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të mendojë si një njeri

portalishkollor
Last updated: July 12, 2016 11:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shkencëtarët janë pranë krijimit të një kompjuteri me emocione. Kërkuesit në Rusi pritet të zbulojnë një kompjuter të aftë të ndiejë  brenda një viti e gjysmë, i cili do të jetë në gjendje të mendojë si një person dhe të krijojë besim, thonë krijuesit e tij.

Sistemi, i quajtur “Aktori Virtual” po krijohet nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve Bërthamore në Moskë.

Emri i tij është vendosur për shkak se për nga funksionet kryesore që do të kryejë do të shërbejë si një aktor, duke luajtur rolin e një personi specifik.

Kërkuesit thonë se ai do të jetë në gjendje të kuptojë kontekstin e asaj që po ndodh, si dhe të kuptojë ngjarjet që do të vazhdojnë të rrjedhin.

Makineria ka nevojë për aftësinë për të studiuar, jo përmes programimit apo mësimit përmes përsëritjes, por përmes mendimit si një person i caktuar, thanë kërkuesit.

Makineria në vetvete do të mund të vendosë synime të mësimit, të formulojë pyetje për të arritur këto synime dhe të kërkojë vazhdimisht për përgjigje.

Kërkuesit e filluan punën duke parë se si funksionon truri njerëzor.

“Synimi ynë kryesor është të formulojmë parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar inteligjenca e trurit njerëzor”, sqaroi profesor Alexei Samsonovich nga Departamenti i Kibernetikës.

“Zgjidhjet biologjike janë në shumë aspekte superiore ndaj zgjidhjeve artificiale në kuptimin e përshtatjes, aftësisë së të mësuarit, rezistencës ndaj ndërhyrjeve të papritura, si dhe kështu me radhë. Unë do të preferoja t’i modeloja këto parime në kompjuter”, tha ai.

Zona e trurit përgjegjëse për kujtesën, hipokampusi, përdor neuronet për të perceptuar hapësirën. Nëse neuronet pozicionohen përgjatë një plani të caktuar, ata përqendrohen aktivisht në një pikë të dhënë.

Pyetja është: a mundemi ne të riprodhojmë miliona neurone, dhjetëra mijëra lidhje mes secilit prej tyre dhe qindra mijëra milionë kanale vetëm për të përfaqësuar këto dy numra?” tha profesor Samsonovich.

“Jam i sigurt se kompjuterët ekzistues, parametrat e të cilëve për nga shpejtësia dhe vëllimi i memories janë tashmë të mjaftueshëm për të krijuar inteligjencë humanoide.

Kërkuesit gjithashtu planifikojnë të krijojnë pajisjen në një formë të thjeshtuar të një loje kompjuterike.

“Një agjent virtual dhe një person i vërtetë kontrollojnë të dhënat në një ekran kompjuteri, duke ndërvepruar me njëri-tjetrin, ndërsa ndërtimi i raportit social bëhet më i mundur dhe krijohet një lloj shkëmbimi emocional veprimesh”, tha profesor Samsonovich.

Ata mund të sulmojnë, të mirëpresin, të hapin rrugën apo të ndihmojnë në lëvizjen e një grupi e kështu me radhë.

Çdo veprim ka një prapaskenë emocionale, si rezultat i disa marrëdhënieve të caktuara që zhvillohet si: besimi, varësia, lidershipi etj. Nëse një person në botën virtuale nuk arrin të dallojë një njeri nga një makineri, kjo tregon se ne kemi arritur një nivel njerëzor, pavarësisht se në një kuptim të kufizuar.

“Jam shumë optimist se inteligjenca artificiale do të jetë e lirë nga gabimet njerëzore. Tani, mes zhvillimit të armëve biologjike dhe gjenetike, inteligjenca artificiale është ndër zbulimet më pak të dëmshme. Unë besoj se do të jetë një forcë madhore për të ecur përpara, një event i madh për racën njerëzore”, tha profesor Samsonovich.

Ky nuk është i pari plan për të ndërtuar një robot me emocione. Sony lajmëroi më herët këtë vit misioni për ta bërë një robot në gjendje të krijojë lidhje emocionale.

Inteligjenca artificiale që do të mendojë si njerëzit

Roboti i quajtur “Aktori Virtual” pritet të jetë online brenda një viti e gjysmë.

Kërkuesit thonë se ai do të kuptojë kontekstin e asaj që po ndodh në mjedisin përreth, si dhe do të ketë vëmendje për gjërat që do të ndodhin më pas.

Përmes krijimit të besimit dhe marrëdhënieve të tjera njerëzore, roboti do të arrijë të mësojë sa më shumë nga bota që e rrethon dhe të shkojë deri aty sa të mendojë si një person më vete.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:artificialeinteligjenca
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article NASA zbulon një planet të ri me 3 yje, 4 herë më i madh sesa Jupiteri
Next Article Poezi nga nxënësja Daniel Balla: “Sahati i historive”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?