Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ilustruesja Semela Mero, pjesë e katalogut “Honour list 2022” nga iBbY në Panairin e Librit në Frankfurt
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ilustruesja Semela Mero, pjesë e katalogut “Honour list 2022” nga iBbY në Panairin e Librit në Frankfurt

portalishkollor
Last updated: October 24, 2022 1:11 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Semela Mero është ilustruesja shqiptare e cila është përfshirë në Listën e Nderit në iBbY (Internacional Board on books for Young people). Kjo listë është një përzgjedhje dyvjeçare e librave të shquar, të botuara së fundmi për fëmijë, duke nderuar shkrimtarë, ilustrues dhe përkthyes nga vendet anëtare të IBBY.

Ilustrimet e saj jashtë shkollave skematike, tashmë kanë krijuar një imazh të ri, krejtësisht të veçantë, i cili ra jo pak në sy gjatë Panairit të Librit në Frankfurt të këtij viti. Semela Mero është përfshirë në katalogun “Honour list 2022” nga iBbY (Internacional Board on books for Young people), duke u renditur kështu si ilustruesja shqiptare e cila nderohet për punët e arrira në këtë drejtim, dhe më konkretisht për ilustrimet e librit për fëmijë “Nikola Tesla”. Ky libër, botim i Albas-it, i përket serisë “Më quajnë….” dhe është bashkëpunim me autorin Latif Ajrullai. Tashmë libri paraqitet në katalogun e Frankfurt Book Fair.

Diçka për librit “Më quajnë Nikola Tesla” dhe ilustruesen e tij, Semela Mero

Libri “Më quajnë Nikola Tesla” tashmë është pjesë e serive bibliografike për fëmijë, ku kuptohet që të vegjlit njihen me personazhin duke lexuar për të në veten e parë.  Libri është një biografi e jetës dhe idealit të Nikola Teslës, për gjithë kohët dhe arritjet e tij. 

Foto e shkëputur nga “Honour list 2022” nga iBbY 

Nicola Tesla lindi në Serbi më 1856 por u rrit në Austri dhe në vitin 1884 emigroi në SHBA. Ai që i vogël shfaqi interes për elektricitetin. Shumë nga shpikjet e tij nuk u kuptuan dhe nuk u mirëpriten për kohën. 

Faqe nga libri “Më quajnë Nikola Tesla”, ilustruar nga Semela Mero

Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative, i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por edhe shpikje të tjera, si: drita fluoroshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotikë etj. Gjatë gjithë jetës, ai regjistroi rreth 300 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para për përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare. Shpikjet e tij kanë edhe sot një ndikim të jashtëzakonshëm në njerëzim.

Faqe nga libri “Më quajnë Nikola Tesla”, ilustruar nga Semela Mero

Semela Mero lindi në Tiranë në vitin 1988. Ajo u diplomua për marketing në Universitetin e Tiranës dhe studioi në Akademinë IED në Romë. Ajo ka punuar për më shumë se dhjetë vjet si një ilustruese (dizenjuese)dhe së fundmi edhe si Drejtore Arti në shtypshkronjë.

Semela Mero

Ajo ka ilustruar rreth 10 libra për fëmijë dhe me qindra kopertina botimesh. Një nga librat e saj, nga seria “Më quajnë…”, për Musine Kokalarin (shkruar nga Persida Asllani) ka marrë çmimin “Libri më i mirë për fëmijë” në Panairin e Librit Tirana 2017. Në të njëjtën seri, Semela Mero ka ilustruar edhe librin “Më quajnë Thomas Edison”. Librat e saj të tjerë për fëmijë përfshijnë “Mini guida e Tiranës” nga Blendi Fevziu dhe “Gjyshi në kornizë” nga Ermir Nika. Ndërkohë punëve të ilustrimeve të saj do i shtohen së shpejti edhe librat për figurat e tjera të shquara si Xhanfise Keko, Vaçe Zela etj.

Panairi i Librit në Frankfurt dhe katalogu “Honour list 2022” nga iBbY

Në fakt “Honour list 2022” nga iBbY është një përzgjedhje dyvjeçare e librave të shquar, të botuara së fundmi për fëmijë, duke nderuar shkrimtarë, ilustrues dhe përkthyes nga vendet anëtare të IBBY.

Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh tregtar në botë për libra, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara, dhe numrin e vizitorëve. Konsiderohet të jetë panairi më i rëndësishëm i librit në botë edhe për marrëveshje dhe tregti ndërkombëtare. Ngjarja vjetore pesë-ditore në mes të tetorit mbahet në Qendrën e Panaireve Tregtare në Frankfurt mbi Majn, Gjermani. Botuesit nga Shqipëria në këtë panair kanë filluar të paraqiten që nga viti 1995 ndërsa botuesit nga Kosova që nga viti 1999. Edhe këtë vit Shtëpia Botuese Albas ishte pjesë e këtij panairi të sukeseshshëm me botime nga më të ndryshmet të cilat u parapëlqyen sidomos nga familjet shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Gjermani. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAShonour list 2023katalogu franfurtpanairi i librit frankfurtsemela mero
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Frazat që nuk duhet t’i përdorni asnjëherë me fëmijët
Next Article “Të rritesh me mend, jo thjesht me trup. Kjo është çështja” – Evans Drishti
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?