Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: I KEQI I VETES
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

I KEQI I VETES

portalishkollor
Last updated: November 5, 2018 10:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

“I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike e më gjerë. I vlerësuar nga kritika perëndimore, trajton tema nga më të dhembshmet e aktualet…

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, nje ish-komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit. Karli kthehet nga mërgimi në vendlindje, për të marrë pjesë në zinë familjare. Ndërsa varrosin të atin, dy vëllezërit nisin të zhvarrosin kujtime, keqkuptime dhe mëri të vjetra mes tyre.

Dy vëllezërit përbëjnë mishërimin e idealeve të kundërta, njëri të rebelit dhe të ikanakut larg atdheut; tjetri, filozofinë e bindjes dhe të mosbraktisjes së atdheut. I pari kërkon të hidhet dritë në epokën e errët të komunizmit, ndërsa i dyti kërkon ta lerë në harresë.

Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës e të Amerikës për t’u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur. 

“I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike e më gjere. Teksti i tij ngërthen kohë, vende dhe fate njerëzore, ku me plot fantazi e frymë përftohet një realitet më i ngjesur, i rëndë, me të cilin përzihen tragjikja me aburdin komik dhe dhembjen, befasitë dhe dashuria me pengesat e reja, drita ndjellëse e ikjes nëpër gjithkund, për t’i shpëtuar vetes, me kthimet e ashpra në një truall metaforik, yni, i përbashkët, prapë shqiptar e ballkanik, po aq dhe botëror. Gazmend Kapllani arrin me guximin e shkrimtarit të lirë atë lartësi që priste letërsia shqipe postdiktatoriale e shekullit XXI, prandaj dhe vepra e tij është po aq e përbotshme.

                                                                                                                           Visar Zhiti

Kapllani trajton absurditetet e nacionalizmit në Ballkan – dhe kudo – me humor të hidhët, zgjuarsi dhe thellësi filozofike.

                                                                                                        Boyd Tonkin, Indipendent

Gazmend Kapllani, i përkthyer në dhjetë gjuhë deri më sot dhe i vlerësuar nga kritika perëndimore si një nga zërat më origjinalë, vjen para lexuesit shqiptar me një roman që lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton, ndër më të dhembshmet e aktuale të historisë së Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, mbetet universal…

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASgazmend kapllanii keqi i vetesroman
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla si të mbajmë klasën të motivuar
Next Article Ndikimi i vlerësimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?