Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Hapet shkolla shqipe në Opfikon të Kantonit të Cyrihut
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Hapet shkolla shqipe në Opfikon të Kantonit të Cyrihut

portalishkollor
Last updated: September 2, 2019 2:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Edhe shkolla shqipe e Opfikonit, i bashkëngjitet shkollave tjera, të cilat janë hapur kohëve të fundit, ku nxënësit kanë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare. 

Sot më 31 Gusht të vitit 2019 në Komunën Opfikon të kantonit të Cyrihut, në Zvicër hapet edhe një pikë shkollore për fëmijët shqiptarë të këtij vendbanimi. Festa kishte filluar qysh në mëngjes, sepse për të gjithë prindërit dhe fëmijët e tyre ishte një ditë e shënuar, për fëmijët e  tyre, ishte dita e parë në shkollën shqipe. Por, kjo ditë edhe më e veçantë ishte për mësuesen  e kësaj klasë Mimoza Dako, një mësuese e cila me vendosshmëri veproi dhe punoi deri në hapjen e kësaj pike shkollore për këta fëmijë, të cilët me muaj prisnin fillimin e mësimit në gjuhën shqipe. Shkolla Mettlen në komunën e Opfikonit më përkujtonte shkollën time të parë (të klasës së parë), një shkollë me një pamje të vjetër, por e rregulluar sipas kohës, ishte gati sot t`i priste në gjirin e saj, fëmijët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, që të uleshin në bankat shkollore për të mësuar  gjuhën e nënës – gjuhën shqipe. 

Në fytyrën e 23 fëmijëve (Jolës, Blinës, Diarit, Elinës, Tarës, Eriolës, Erelës, Luejit, Ekloanit, Besës, Besimit, Lianës, Ajanit, Nartit, Luigjit, Bunës, Egzonit, Emiliotit, Melinës, Leës, Florentit, Natalisë, Alzanës), që nga sot, u bënë edhe nxënës të shkollës shqipe shihej një buzëqeshje që shndriste ashtu siç shndrisnin rrezet e diellit.  Prindërit me përkushtim këtë ditë kishin përgatitur specialitete shqiptare për të pritur mysafirët, ku në mesin e tyre edhe ambasadorin shqiptar z. Ilir Gjoni, i cili në vazhdimësi ka qenë dhe është krah i fortë i hapjes së pikave shkollore. Një falënderim i veçantë shkon për drejtorët e shkollës fillore z. Ziegler dhe znj. Abegg, të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunojnë ngushtë me shkollën shqipe dhe mësuesen Mimoza, deri në ditën e hapjes së saj. 

Mësuese Mimoza në fjalën të hapjes, aty te shkallët e shkollës, nxënësve ju dëshiroi mirë se ardhje në shkollën shqipe, falënderoi prindërit, të cilët gjatë këtyre muajve u angazhuan vazhdimisht që në shkollën shqipe të sjellin sa më shumë fëmijë, falënderoi  ambasadorin shqiptar dhe të gjithë ata që kontribuan në hapjen e kësaj pike shkollore. Në fjalën e tij ambasadori shqiptar z. Ilir Gjoni, i përgëzoi prindërit për gatishmërinë e tyre për t`ua mësuar fëmijëve të tyre gjuhën amtare, foli gjerë e gjatë për rëndësinë  shkollë shqipe këtu në mërgim si dhe njëherit kërkoi që kjo ide te zgjerohet edhe më shumë me qëllim që nesër të kemi më shumë shkolla shqipe dhe më shumë nxënës, të cilët e mësojnë gjuhën shqipe. Po ashtu me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe z. Shaban Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit për arsim në këtë komunë, si dhe Vaxhid Sejdiu mësues i shkollës shqipe. 

Dhe pastaj në klasë mësuese Mimoza iu shpërndan nxënësve tekstet shkollore dhe në fund për të gjithë u shtrua një apero rasti. Kjo ditë e bukur gushti shënoi hapjen edhe të një pike shkollore me shpresë që në të ardhmen të hapen edhe më shumë pika shkollore sepse vetëm në këtë mënyrë i shërbejmë gjuhës dhe kulturës shqiptare. Vetëm ne këtë mënyrë e kryejmë obligimin tonë ndaj fëmijëve shqiptarët, të cilët pa fajin e tyre lindin dhe rritën në vend të huaj. 

Opfikon, 31.08.2019

https://www.facebook.com/100001184860153/videos/2344817502234389/

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkolla shqipezvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Albas, trajnim me kredite në datat 13 dhe 14 shtator
Next Article Këshilla për mësuesit, sugjeruar nga pedagogu i Shkencave Sociale Dr. Besnik Rama
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?