Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Hakuna Matata, filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Hakuna Matata, filozofia optimiste e të jetuarit me besim dhe pa kokëçarje

portalishkollor
Last updated: October 10, 2020 12:19 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Përveç filozofisë pa probleme, Hakuna Matata do të thotë që një ditë gjithçka do të jetë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi sepse situata nuk është në dorën tonë. Nëse do të stresohemi për situata ose kushte kjo do na bënte të palumtur dhe më pak produktiv.

Hakuna Matata, çfarë frazë e mrekullueshme… Hakuna Matataaa…

Nuk është ndonje mani kalimtare.

Nuk do të thotë shqetësim për pjesën

tjetër të ditëve tuaja…Është filozofia jonë pa probleme. Hakuna Matataaa…

Të gjithë ne e mbajmë mend harmoninë dhe gëzimin që kjo këngë i dhuroi protagonistit kryesor të filmit të animuar “The Lion King” Simbës, këngë e shkruar nga Elton John dhe Time Rice (1994).

“HAKUNA MATATA” është padyshim frazë e mrekullueshme që do të thotë “pa shqetësime” në Suhalisht.

Luani i vogël Simba pasi arratiset me brenga faji, e dëgjon të kënduar nga miqtë e tij të rinj Timon dhe Pumba në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Kjo kolonë zanore tregon se si mbush ditët e tyre dhe se si Simba nëpërmjet saj kalon nga fëmijëria në moshën e pjekurisë duke u dëfryer nëpër savanë me Timon dhe Pumbën. Kjo këngë kthehet në një qetësim komik pas tragjedisë që Simba kishte përjetuar duke parë humbjen e mbretit Mufasa, babait të tij nga një kurth i ngritur nga personazhi negativ i filmit xhaxhai të tij Scar. I humbur i vetëm dhe me ndjenja faji Simba endej i uritur dhe i lodhur në savanë, kur njohu miqtë e tij Timon dhe Pumba. Ata i tregojnë në këtë aventurë Simbës se si të mbijetojë vetë, si të ushqehej nga ajo çfarë i ofronte natyra duke e kthyer në një vegjetarian, dhe i mësojnë rreth filozofisë së tyre të jetës “pa shqetësime, pa probleme mik”.

Përveç filozofisë pa probleme, Hakuna Matata do të thotë që një ditë gjithçka do të jetë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi sepse situata nuk është në dorën tonë. Nëse do të stresohemi për situata ose kushte kjo do na bënte të palumtur dhe më pak produktiv. Mos të shqetësohemi për të shkuarën, pasi jetesa në të kaluarën vetëm shkatërron të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Hakuna Matata në thelb është kombinimi i fjalëve Suahili që do të thotë nuk ka telashe, ku Hakuna do të thotë “nuk ka këtu” dhe Matata do të thotë “probleme ose telashe”, duke na treguar të mos të shqetësohemi dhe gjithçka do të shkojë mirë. 

Le të vëmë në sfond këngën Hakuna Matata herë pas here në ato ditë të vështira të jetës sonë duke iu gëzuar zërit potent të Pumbës dhe liderit Timon.

Drilona Abazaj, psikologe

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drilona abazajgjithcka do te jete mirehakuna matata
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla se si t’i mësoni fëmijët të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre
Next Article Fan Noli, ky student i përjetshëm
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?