Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Granit Zela fiton çmimin si përkthyesi më i mirë i vitit 2020 me librin “Lepur vrapo”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Granit Zela fiton çmimin si përkthyesi më i mirë i vitit 2020 me librin “Lepur vrapo”

portalishkollor
Last updated: December 20, 2021 9:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë, për vitin 2020 në kategorinë “Përkthimi më i mirë i vitit” është shpallur përkthyesi Granit Zela me librin “Lepur, vrapo”, botim i Albas.

Contents
Përkthyesi Granit Zela Foto nga ndarja e çmimeve, 20 dhjetor 2021

Çmimi kombëtar i letërsisë për kategorinë “Përkthimi më i mirë” i është dhënë përkthyesit Granit Zela, me librin “Lepur vrapo” (John Updike). 

Mes kandidatëve për këtë çmim, Granit Zelës i është dhënë ky çmim me motivacionin: “Për shqipërimin mjeshtëror, duke sjellë me realizëm dhe forcë emocionale përmbajtjen dhe ngarkesën figurative të origjinalit, karakteret dhe botën e tyre të brendshme, ku “realja” njësohet me imagjinaren, përmes një fondi të pasur fjalori me saktësi të lartë semantike dhe kulturë gjuhësore, por gjithmonë besnik i veçorive stilistike dhe i shestimeve të shkrimtarit”.

Përkthyesi Granit Zela 

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë përbëhej nga z. Mehmet Kraja (kryetar) dhe anëtarët znj. Elda Gjana, z. Ylljet Aliçka, z. Ardian Ndreca dhe z. Shezai Rrokaj. Kjo juri ka nisur punën e saj që në shkurt të vitit 2021, duke shqyrtuar, sipas rregullores, të gjitha veprat e botuara në vitin 2020.

Anëtarët e jurisë, duke vlerësuar punën e autorëve për vitin 2020 kanë përzgjedhur 10 botimet më të mira për secilën kategori: “Proza më e mirë e vitit”; “Vëllimi poetik më i mirë i vitit”; “Vepra studimore/eseistike/publicistike më e mirë e vitit”; “Letërsia për fëmijë/të rinj më e mirë e vitit”; “Përkthimi më i mirë i vitit”. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) kjo renditje është bërë sipas rendit alfabetik.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020

Çmimi për librin më të mirë studimor:

Artan Fuga, “Origjinat”, botimet “Papirus”

Çmimi për librin më të mirë për fëmijë:

Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, botimet “Pegi”

Çmimi për vëllimin më të mirë poetik:

Bardhyl Londo, “Prill i hidhur”, botimet “Onufri”

Çmimi për përkthimin më të mirë:

Granit Zela, “Lepur vrapo” nga John Updike, botimet “Albas”

Çmimi për librin më të mirë në prozë:

Flutura Açka, “Biri”, botimet “Skanderbeg books”

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, të krijuara prej vitesh nga Ministria e Kulturës, si edhe të kthyera tashmë në një traditë, janë aktiviteti më i rëndësishëm në gjykimin e vlerave letrare të një viti. 

Foto nga ndarja e çmimeve, 20 dhjetor 2021

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASgranit zelalepur vrapoperkthyesi me i mire 2020
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Marrëdhëniet e mira, rutina, kreativiteti dhe spontaniteti në mësimdhënie
Next Article Botuesja Rita Petro: Virtuoziteti i rrëfimit të John Updike i sjellë mjeshtërisht në shqip nga Granit Zela
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?