Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” – një botim i ri për fëmijët shqiptarë në diasporë 
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
AlbasBotimet

“Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” – një botim i ri për fëmijët shqiptarë në diasporë 

portalishkollor
Last updated: January 27, 2025 1:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky botim vjen nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ndër më të njohura në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI. Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës, MASR dhe MASHT, i koordinuar dhe i mbështetur nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Lajmin e bukur për këtë botim e ndajmë së pari, me mësueset dhe mësuesit e gjuhës shqipe dhe prindërit e fëmijëve që jetojnë në diasporë. Gjuha shqipe mund të mos jetë më mbizotëruese për shumë fëmijë shqiptarë që jetojnë me prindërit e tyre në vende të ndryshme të botës. Por të mësuarit e saj është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe bukuri komunikimi mes familjarëve, miqve, njerëzve që jetojnë në trevat shqiptare. Është dashuri që buron nga rrënjët e vendlindjes së gjyshërve e stërgjyshërve, se identiteti kombëtar formësohet te secili fëmijë shumë më natyrshëm përmes gjuhës së nënës. Në fund do të thosha se mësimi i gjuhës shqipe është njëkohësisht shpresë se shumë nga këta fëmijë nesër, kur të rriten do të mund ta vënë dijen e tyre në shërbim të kombit.

Ky botim vjen nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ndër më të njohura në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI. Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, i koordinuar dhe i mbështetur nga Qendra e Botimeve për Diasporën. 

Në emër të shtëpisë botuese ALBAS falënderoj për një bashkëpunim mjaft profesional e mirëkuptues gjithë ekipin e përbashkët Shqipëri-Kosovë, autoret e paketës Natasha Pepivani, Saranda Kumnova Pozhegu, Linda Mëniku, Adelinë Selmani, Dhurata Nixha, autoret e librit të mësuesit Ilda Alushaj, Venera Caka; dizajneret dhe ilustrueset Semela Mero, Diellza Gojani, Ledia Kostandini, redaktorët përgjegjës, Ervisa Paloka dhe Fatjon Zekaj, që luajtën dhe rolin e koordinuesit të çdo pune; redaktorët shkencorë Naim Berisha, Frashër Demaj, si dhe drejtuesit e projektit Erza Mati dhe Fatlum Hetemi.

Ky botim, i përshtatshëm për Nivelin I (klasa 1,2,3), është një paketë që përmban: Tekstin e nxënësit, të ndarë në tri shkallë, Fletoren e punës, Fjalorin me ilustrime, një Antologji të vogël me vjersha dhe Librin e mësuesit, të cilat do të përdoren nga nxënësit/et e të tria klasave. 

Teksti është në formën e librit të shtypur dhe në atë digjitale.E gjithë paketa është hartuar duke respektuar “Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë e në Mërgatë”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASfemijet ne diasporegjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1paketa e diaspores
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orajën Popa, artisti i vogël me shumë çmime
Next Article Si t’i angazhimi fëmijët tuaj në shtëpi gjatë festave të fundvitit dhe periudhës së pushimeve dimërore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?