Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Gjosha mbështet nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemaili”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Gjosha mbështet nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemaili”

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 10:51 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës,  organizoi sot në ambientet e Akademisë së Arteve, ekspozitën me pikturat e nxënësve të gjimnazit “Ismail Qemali”. Të ftuar në këtë aktivitet,  ishin trupa diplomatike, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile, nxënës dhe mësues.

Me tematikë “Dhuna në Familje”, nxënësit nxorën në shitje pikturat e tyre, duke i vënë në dispozicion shkollës të gjitha fondet e grumbulluara, për krijimin e një kabineti të mirëfilltë arti.

Ministrja Gjosha, promotorja e kësaj iniciative përgëzoi nxënësit dhe nënvizoi se të  gjithë ne duhet të jemi mbështetja e tyre, t’u japim motivim sepse në fund të fundit kështu i shërbejmë Shqipërisë, zhvillimit  dhe integrimit të saj.

“Këta nxënës, jam e bindur që janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, si shumë bashkëmoshatarë të tjerë të tyre, të cilët përmes artit përcjellin mesazhe pozitive dhe sensibilizuese, për një fenomen si ai i “Dhunës në familje”,  që ekziston në fakt jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën”, tha Ministrja Gjosha. 

Sipas Ministres Gjosha,  nuk ka integrim më të mirë se ai që realizohet  përmes kulturës dhe dijes.  “Janë këta të rinj dhe shumë të tjerë e ardhmja e kombit tonë, janë këta të rinj që do ta shohin dhe do ta çojnë vendin,  pjesë e familjes së madhe europiane, ndaj sot na takon t’ju qëndrojmë në krah”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi u shpreh se iniciativa të tilla që mbështesin të rinjtë duhet të promovohen pasi janë  nxitja  më e mirë për ta, prirjet dhe dëshirat e tyre.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Gjimnazi “Ismail Qemaili”nxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Hirushja” u vu në skenë nën interpretimin e studentëve
Next Article Zv/ministrja informoi për procesin e rishikimit të teksteve shkollore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?