Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Georgi Gospodinov dhe Clemens Meyer, dy autorët e ardhur në shqip nga ALBAS, janë nominuar për çmimin “The International Booker Prize 2023”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Georgi Gospodinov dhe Clemens Meyer, dy autorët e ardhur në shqip nga ALBAS, janë nominuar për çmimin “The International Booker Prize 2023”

portalishkollor
Last updated: March 15, 2023 12:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Dy autorët e huaj Georgi Gospodinov dhe Clemens Meyer, të ardhur në shqip nga ALBAS, janë nominuar në listën e gjatë për Çmimin Ndërkombëtar “Booker 2023”. Çmimi Ndërkombëtar i Librit “Booker” nxjerr në pah letërsinë artistike nga të pesë kontinentet, të përkthyera në gjuhën angleze.

“The International Booker Prize 2023” vlerëson vepra të letërsisë artistike nga e gjithë bota të përkthyera në gjuhën angleze.

Përfshirja në këtë listë për autorin bullgar Georgi Gospodinov ka qenë lajm i mirë, teksa ai e ka shpërndarë njoftimin në profilet e tij në rrjetet sociale. 

“Asnjë libër tjetër në gjuhën bullgare nuk është nominuar për The International Booker Prize 2023. Dy gjuhët e tjera që janë futur për herë të parë në listën e gjatë janë katalanishtja dhe tamilja”, thuhet në uebfaqen e “Booker Prize”.

Georgi Gospodinov 

Autori Georgi Gospodinov njihet nga lexuesi shqiptar përmes librit “Fizika e trishtimit”, botim i “Albas”, përkthyer nga Milena Selimi. 

 Clemens Meyer

Ndërsa shkrimtari tjetër i nominuar në Çmimin Ndërkombëtar “Booker 2023”, autori gjerman Clemens Meyer, i është prezantuar publikut shqiptar përmes veprës “Nata, dritat”, po botim i “Albas”, përkthyer nga Anna Kove. 

Urojmë që të dy autorët t’i shkojnë deri në fund garës…

Pak për The International Booker Prize 2023

Lista e gjatë e The International Booker Prize 2023 përfshin 13 vepra të përzgjedhura nga 134 aplikime. Lista e ngushtë do të shpallet më 18 prill gjatë Panairit të Librit në Londër dhe do të përfshijë gjashtë prej kandidatëve të listës së gjatë. Fituesi do të shpallet në një mbrëmje gala në Londër më 23 maj.

Juria kryesohet nga novelistja franko-marokene, fituese e çmimit, Leila Slimani. Paneli përfshin gjithashtu Uilleam Blacker, njëri nga përkthyesit kryesorë të letërsisë ukrainase në anglisht; Tan Twan Eng, romancieri malajzian i përzgjedhur në listën e ngushtë të “Booker”; Parul Sehgal, shkrimtar dhe kritik i stafit në “New Yorker”; dhe Frederick Studemann, Redaktor letrar i “Financial Times”.

Çmimi për fituesin është 50 000 GBP, e ndarë në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit (ose e ndarë në mënyrë të barabartë midis përkthyesve të shumtë). Ka një çmim prej 5000 GBP për secilin nga titujt e përzgjedhur: 2500 GBP për autorin dhe 2500 GBP për përkthyesin (ose i ndarë në mënyrë të barabartë midis përkthyesve të shumtë).

Nanila Allkja Biçaku

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QTPA trajnim për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”
Next Article Teste për periudhën e dytë, klasa I, viti shkollor 2022-2023
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?