Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: FTUAR NË RRETHIN E DHJETË/ Takim me Flutura Açkën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

FTUAR NË RRETHIN E DHJETË/ Takim me Flutura Açkën

portalishkollor
Last updated: March 29, 2019 9:25 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një takim mbresëlënës ai i mbasdites së djeshme, ku temë kryesore ishte ajo e identitetit të shqiptarëve në raport me historinë e shkuar dhe të sotme. Frymëzim për këtë bisedë u bë romani i fundit i Flutura Açkës e FTUAR NË RRETHIN E DHJETË. 

Në romanin e Açkës prishet linja e rrëfimit të një romani tradicional. Fati i personazheve kryesore kryqëzohet me fatin e historisë së kombit të tyre, duke i dhënë romanit sa freski letrare aq edhe elemente historike. Kjo realizohet edhe me kthimin përmbys të alegorisë, (figura kryesore në Komedinë hyjnore), e cila i shërben autores si një detaj letrar për të strukturuar rrëfimin e saj. Nga alegoria kemi kalimin në paralelizëm. Siç tha dhe vetë shkrimtarja për mëkatet e politikës shqiptare nuk mjaftojnë 9 rrathë, ndaj asaj i duhej të shtonte dhe rrethin e dhjetë si një gjetje artistike. Kujtimet nga koha e diktaturës kanë një funksion kryesor – për të justifikuar apo për të vërtetuar veprimet e mëpasme apo fatin tragjik të shqiptarëve që vuajnë për shkak të mëkatarëve politikanë. Më të mirët, më të aftët dhe më të ndershmit detyrohen ta gjejnë fatin e tyre larg Atdheut.

Pavarësisht nga rrëfimet e shumta me ngjyresa historike, ndjeshmëria , ndjenja e dashurisë është e pranishme në roman dhe autorja e rrëfen këtë përmes personazheve të saj. Kemi disa ndjesi apo emocione me karakter negativ (si frika, frustrimi, nënvleftësimi i vetes, komplekset në edukimin seksual etj) dhe me karakter pozitiv si, dashuria në kuptimin më universal të saj. 

Ky takim u gjallërua mjaft edhe nga biseda që u zhvillua rreth vështirësisë dhe kurajës që iu duhet grave shkrimtare për të shkruar një letërsi të sinqertë. Censura shtetërore dikur, censura shoqërore sot e veçanërisht autocensura, janë dukuri negative, me të cilat duhet të përballet shkrimtari (pavarësisht nga gjinia) për të realizuar një letërsi të vërtetë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:flutura ackatakim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit
Next Article Planifikim i orës mësimore, Gjuhë shqipe II
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?