Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Fshati im”- maturantja Senada Bajraktari rrëfen me emocion vendin ku jeton e mëson
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Fshati im”- maturantja Senada Bajraktari rrëfen me emocion vendin ku jeton e mëson

portalishkollor
Last updated: February 26, 2021 8:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në detyrën e saj në lëndën e gjuhës, nxënësja Senada Bajraktari ka përshkruar sa thjesht e shkurt aq edhe bukur fshatin e saj ku jeton dhe mëson. Nëpërmjet krijimit të saj ne do të shkojmë me imagjinatë në fshatin Kullaj të Shkodrës.

Contents
Bimë medicinale që gjenden në fshatin Kullaj Xhamia në fshatin Kullaj, Shkodër Nxënësja Senada Bajraktari

Tema: Fshati im

Lënda: Gjuhë Shqipe

Klasa: Xll-B

Shkolla: “Adem-Haxhija”

Punoi: Senada Bajraktari

Fshati im! Një vend ku natyra është gjallëruese, ajri i pastër që  pastron shpirtin e çdo njeriu. Ka plot pemë përreth të larta plot gjelbërim. Kënaqësi të jep zëri i të vegjëlve që i dëgjon dhe shikon duke u argëtuar pa fund.

Kur zgjohemi në mëngjes mbushemi me ajrin e pastër plot jetë, me zërin e fëmijëve që përgatiten për shkollë dhe cicërimat e zogjve nëpër  pemë. Dita nis bukur, me gjallëri dhe dëshira.

Këtë mënyrë jetese preferojnë të bëjnë ato individë që nuk pëlqejnë zhurmën dhe duan të jetojnë në hapësira më të mëdha. Ndjesitë që të jep aroma e bimëve që gjenden në malin e fshatit Kullaj janë të papërshkrueshme të cilat përdoren edhe për shërim. Gjithashtu janë edhe fitimprurëse për banorët e fshatit.

Bimë medicinale që gjenden në fshatin Kullaj 

Shërbimi shëndetësor është përmirësuar shumë, por jo si në qytet. Infrastruktura nuk është e pasur dhe është e vështirë për banorët e fshatit. Mundësitë për punësim janë të kufizuara dhe në përgjithësi, burimi kryesor i të ardhurave vjen si rezultat i prodhimeve bujqësore,i kultivimit dhe tregtimit të tyre.

Në fshatin ku jetoj unë gjendet dhe një shkollë e vogël  ku unë mësova ABC-në, mësova të luaj me fëmijët e tjerë, mësova shumë vjersha të bukura. Tani që i shikoj fëmijët e tjerë duke shkuar në shkollë dhe duke mësuar ato që kam mësuar unë  përpara në shkollën fillore më kujtohet vetja ime. Një pamje madhështore dhe mahnitëse fshatit tim i jep xhamia që është aq bukur e punuar dhe ndërtuar në një mënyrë përrallore.

Xhamia në fshatin Kullaj, Shkodër 

Jeta në fshat të lidh ngushtë me natyrën, me qetësinë e me ajrin e pastër. Banorët janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Fshatin tonë e vizitojnë mjaft turistë të huaj dhe shqiptarë. Ata mbesin shumë të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë e fshatit tonë. Me pak fjalë ne kemi një fshat të kompletuar me tradita, kultura dhe mjaft të veçantë për nga bukuria. 


Nxënësja Senada Bajraktari

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fshati imkrijimsenada bajraktari
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Zemërimi i Mujit”, filmi i parë vizatimor i realizuar me punime të nxënësve – flet mësuesi Altin Shuaipi
Next Article Projekte arti që mësojnë dhe frymëzojnë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?