Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Frikë”, një tekst rrëfyes nga nxënësja Natali Bliu
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Frikë”, një tekst rrëfyes nga nxënësja Natali Bliu

portalishkollor
Last updated: August 11, 2020 7:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënësja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Natali Bliu ka krijuar një tekst rrëfyes me titullin “Frikë”. Ashtu siç edhe ajo vetë e pohon, teksti flet për përballjen e saj me këtë fenomen. Ju ftojmë ta lexoni.

Lloji i tekstit: Tekst rrëfyes 

Si tekst rrëfyes që është, jam treguar më se e sinqertë duke shprehur çdo ndjesi e përjetim që kam kaluar gjatë periudhës për të cilën kam folur. Teksti flet për pëballjen me frikën time. Mendoj se shumë adoleshentë të tjerë të moshës sime kanë frikëra me të cilat kanë nevojë të përballen, prandaj shpresoj që ky rrëfim të jetë sado pak ngushëllues për ta. 

Frikë 

Marrje fryme. Djersë të ftohta. Marrje mendsh e turbullim shikimi. Një vorbull emocionesh paralizuese të sjella vetëm nga një mendim, sado i thjeshtë aq edhe i komplikuar.

Nuk janë bërë plotësisht 2 vite që nga koha kur fillova të ndieja një frikë të paimagjinueshme kur mendoja për këtë term, ose për botën që na priste pas saj (gjithmonë nëse ekzistonte një e tillë). Netë të tëra me makthe e ditë të kaluara duke menduar për këtë gjë të pashmangshme, sikur vallë mendimi i tepruar për të do ta mbante larg, e pse jo edhe ta zhdukte.

Momentet e fillimit u mundova ta mbuloja nga një perde mospranimi. Nëse truri më gjente të papërgatitur vrapoja për t’u fshehur në errësirën e pandriçuar nga sytë e të tjerëve. Ato kohë nuk e mendoja si dicka serioze, por përkundrazi e gjykoja  si një ndjesi kalimtare. Tepër qesharake apo jo? Të besosh se dicka aq intensive mund të zhduket papritur. 

E pashë të nevojshme ta çliroja lëmshin e krijuar brenda vetes. U mundova ta ndaja shqetësmin që kisha me të tjerë duke bërë të pamundur për të ruajtur imazhin e fortësisë dhe qëndrueshmërisë emocionale që kisha krijuar. Frikësohesha nga paragjykimi, nga një e përqeshur distante pas mendjes sime. Në fakt, arrita ta thyeja guaskën që kisha krijuar e të flisja me çdokënd që e mendoja të afërt e të denjë për një këshillë. 

Në të njëjtën kohë doja të dilja nga bota e mbyllur që ishte aty si pasojë e kësaj frike. Zgjodha rrugën më fitimprurëse për gjendjen time psikologjike, por edhe më të vështirën: të përballesha, ta pranoja, ta bëja pjesë të vetvetes e jo të vrapoja prej saj. Në vend që t’i shmangia mendimet, i përqafoja ato, i kujtoja gjithnjë e më shumë, i konsumoja e sa herë që hynin në mendje, dilnin të përgjysmuara.

A e kam harruar plotësisht atë zonjë që më vizitonte? Jo, por mund të them që vizitat e saj sa vijnë e bëhen më pak të shpeshta e të dhimbshme.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:frikekrijimnatali bliu
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Strategji efikase për të mirëpritur nxënësit tuaj në klasat virtuale
Next Article Betimi i Mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?