Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Freskida Bibaj: Infermieria, profesioni im i së ardhmes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Freskida Bibaj: Infermieria, profesioni im i së ardhmes

portalishkollor
Last updated: April 16, 2021 10:42 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një ese nga maturantja Freskida Bibaj, përmes së cilës ajo tregon arsyet se përse ka vendosur të kryejë studimet për infermieri pasi të përmbyllë gjithë ciklin e arsimit parauniversitar. E reja shkruan e vendosur pse ka bërë pikërisht këtë zgjedhje.

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: XII-A

Shkolla: “Adem Haxhija”, Postribë

Punoi: Freskida Bibaj 

Që kur isha e vogël kisha një dëshirë që të ndihmoja njerëzit. Në fëmijëri kisha pak frikë nga gjilpërat, por me kalimin e kohës u mësova me to. Lodrat e mia kishin të bënin gjithmonë me mjekësinë, filmat e preferuar me doktorë, veshja me grykëse të bardha e shumë të tjera. Infermieria tashmë ishte pjesë e jetës sime. Tashmë kam mundësinë që të ndjek ëndrrën time më të madhe dhe ta bëj realitet.

Ka njerëz që mendojnë se infermieria është vetëm bërja e një gjilpëre, por në fakt infermieria është shumë më tepër. Ajo është një art më vete. E jo kushdo është në gjendje të jetë një infermier i mirë. Më pyesin shpesh se pse dua të zgjedh infermierinë e unë natyrshëm u them se infermieria më zgjedh mua. Është një profesion fisnik dhe i bukur.

Fjala “infermiere” për mua përkthehet në humanizëm. Të bësh betimin, se do i shërbesh me sinqeritet dhe me një zemër të madhe dhe të sakrifikosh shumë, natën ta bësh ditë, dhe ditët me shi t’i kthesh në një agim ku dielli të shkëlqejë në ditët e vështira të njerëzve të cilët kanë nevojë për të. Një sakrificë e bukur plot krenari dhe kënaqësi teksa sheh pacientët e buzëqeshur mbas shërbimit të saj. Kam shumë për të folur për këtë profesion aq shumë sa duhen ditë dhe netë të gjata dimri. 

Arsyeja pse e kam zgjedhur këtë profesion është se më pëlqen t’u shërbej pacientëve. T’u ofrosh shërbime shëndetësore njerëzve, nuk mendoj se është shumë e vështirë, do punë, angazhim, por e dua shumë prandaj dhe e kam zgjedhur. Infermieria është shumë e bukur, sepse ti ke mundësinë që t’i bësh njerëzit të ndihen mirë, ke mundësinë të shërosh pacientë. Po ashtu është shumë e rëndësishme që t’i bësh njerëzit të shpresojnë kur ato ndihen keq. 

Nëse e ke në zemër dhe i përkushtohesh, mjekësia nuk është e vështirë. Kur të bëhem infermiere, do të kem mundësinë të lartësoj mendjen, shpirtin dhe trupin pacientëve tanë familjarëve dhe vetvetes. Mund të të harrojnë emrin por jo si i ke bërë të ndihen. Të gjithë së bashku mund ta bëjmë këtë vend të denjë për çdo infermier.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:esefreskida bibainfermieriaprofesioni im
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Takimi i dy shkronjave të njëjta në një fjalë
Next Article Dr. Senada Duli: Inteligjencat e shumëfishta dhe dobitë e tyre
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?